Pas protestës Voltana kërkon lirimin e Bardh Spahisë

Më të fundit


Vetëm pak orë para protestës, Partia Demokratike ka akuzuar prokurorinë dhe e ka paralajmëruar që të bëjë lirimin e menjëhershëm të tij. Madje, opozita ka intimiduar prokurorët, duke deklaruar se do të mbajnë përgjegjësi për këto arrestime, pasi po ndjekin urdhrat e Edi Ramës.

“Bardh Spahia dhe dhjetëra qytetarë në mbarë vendin janë të burgosur politikë të regjimit autokratik kriminal të Edi Ramës, që përndjek kundërshtarët politikë dhe dhunon qytetarët. Paralajmërojmë prokurorinë të zbatojë ligjin dhe të urdhërojë lirimin e menjëhershëm të përfaqësuesit të opozitës Bardh Spahia. Ky është një rast që prokuroria të mos i nënshtrohet urdhrit politik të Edi Ramës. Çdo prokuror apo gjyqtar që, në vend të ligjit, bëhet vegël qorre e regjimit në ikje të Edi Ramës, do të mbajë përgjegjësi personale për shkeljen e ligjit”, tha PD në një deklaratë për shtyp.


Përfaqësuesi i Partisë Demokratike për degën e Shkodrës, Bardh Spahia, prej gati 48 orësh është ndaluar nga policia, por sipas opozitës, mbahet i burgosur, pa asnjë fakt që ta implikojë atë në shkelje të ligjit. Madje, pas arrestimit të tij, PD e Shkodrës tensionoi situatën edhe më shumë, duke deklaruar se nuk do të lejojë Ramën në takimin elektoral të së enjtes dhe organizuan protesta me militantët e PD dhe punonjësit e Bashkisë Shkodër për të prishur mitingun.

Pas protestës së mbatjur nga Partia Demokratike mbrëmjen e së premtes përballë Kryeministrisë, disa militantë të kësaj force politike të ardhur nga Shkodra, nën drejtimin e Voltana Ademit, kanë vijuar protestën para ambienteve të Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ku kanë kërkuar lirimin e ish-deputetit Bardh Spahia. Ajo që tërhoqi vëmendjen nga kjo protestë ishte fakti se Voltana dhe disa militantë nga Shkodra, ishin të vetmit që dolën në mbrojtje të Bardh Spahisë duke kërkuar lirimin e tij nga policia. Asnjë nga drejtuesit e lartë të Partisë Demokratike nuk ishte i pranishëm në protestën para Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Voltana Ademi e quajti arrestim politik, ndalimin e Bardh Spahisë nga policia, duke kërkuar lirimin e tij.




Skip to toolbar