Përkujtimi i 2 Prillit, shkodranët bojkotojnë “Rithemelimin” e Berishës

AKTUALITET


Është përkujtuar ditën e sotme në Shkodër 2 Prilli 1991, ku 33 vite më parë humbën jetën katër dëshmorë të demokracisë.

Ajo që u vu re në takimin përkujtimor të ditës së sotme, ishte braktisja në masë e demokratëve shkodranë për përfaqësuesit e “Rithemelimit” të Sali Berishës që morën pjesë në aktivitet.


Ndonëse konflikti për vulën dhe logon e PD-së ende nuk është zgjidhur përfundimisht në gjykatë, ajo që është vënë re në takimet e fundit të “Rithemelimit” është një zbehje e madhe dhe një braktisje nga demokratët në të gjithë Shqipërinë.

Nga sallat e mbushura në fillim, ata tashmë nuk po mbushin dot ambientet e lokaleve ku po i zhvillojnë takimet.
Në vazhdën e kësaj braktisjeje, është edhe ky aktivitet përkujtimor i organizuar për ngjarjen në fjalë, ku mjafton të shohësh fotot e viteve të mëparshme për të bërë diferencën dhe për të kuptuar se në çfarë gjendjeje e çoi Sali Berisha Partinë Demokratike.

Edhe pse Berisha vijon retorikën e tij çdo pasdite nga dritarja e shtëpisë së tij, demokratët dhe shqiptarët, me sa duket, nuk e kanë kapërdirë dot talljen e madhe të deputetëve të tij, të cilët pasi kanë shkëmbyer akuza të rënda mes njëri-tjetrit, tani po shëtisin në të gjithë Shqipërinë për t’u thënë atyre që ato që kemi thënë nuk i kemi pasur me të vërtetë.




Skip to toolbar