Përmbytje në Francë, Parisi “nën pushtetin” e ujit…

BOTA


Moti i keq që ka prekur pjesën më të madhe të Evropës ka lënë gjurmët e saj edhe në Paris.

Lumi i Senës, si pasojë e shirave të shumta nga dalë nga shtrati dhe ka mbuluar disa rrugë të kryeqytetit francez. Niveli i ujit tashmë i ka kapërcyer 4.5 metrat, por ekspertët sqarojnë se në ditët në vijim situata do të stabilizohet.


E gjithë Franca jugperëndimore është goditur nga përmbytje të rënda të hënën, pas ditësh të tëra shirash të rrëmbyeshëm në disa rajone, përfshirë këtu dhe Parisin.

Qindra persona janë evakuuar në shumë qytete. Meteorologët parashikojnë se uji do të nisë të tërhiqet në mesjavë.




Skip to toolbar