Përshkallëzohet situata në veri, digjet qendra e regjistrimit në Zubin Potok

KOSOVA


Është përshkallëzuar situata në veri të Kosovës. Qendra e Regjistrimit në Zubin Potok është djegur nga serbët të cilët nuk po e pranojnë reciprocitetin për targat.

Po ashtu burime për KosovaPres bëjnë të ditur se serbët kanë hedhur granata dore edhe në Qendrën e Regjistrimit në Zveçan, por që nuk kanë arritur ta djegin.


Policia ka mbërritur në vendngjarje, teksa raportohet për tensionim të situatës.

Po ashtu serbët kanë paralajmëruar edhe djegien e Qendrës së Regjistrimit në Leposaviç.




Skip to toolbar