Plagosi punonjësin e IMT-së, ja momenti kur arrestohet 55-vjeçari 

AKTUALITET


Pamjet që shihni tregojnë momentin e arrestimit të autorit të plagosjes së punonjësit të IMT-së, Ilirjan Gavelli, Qani Muça. Ky i fundit në shenjë kundërshtie për shembjen e banesës së tij, pas konfliktit verbal ka hapur zjarr ndaj punonjësit që ishte në krye të detyrës, dhe më pas ka qëlluar disa herë në drejtime të ndryshme. 

Plumbat kanë përfunduar në mure por dhe në një makinë.


njoftimi :

Më datë 12.08.2022, rreth orës 17:30, në kryqëzimin e rrugës “Todi Shkurti” me rrugën “Kristaq Capo”, shtetasi Q. M., 55 vjeç, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri, punonjësin e i IMT-së, shtetasin I. G., 52 vjeç, i cili sapo kishte përfunduar ekzekutimin e një vendimi.

52-vjecari është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Autori është kapur nga shërbimet e Policisë dhe është shoqëruar në komisariat, së bashku me armën e përdorur gjatë kryerjes së krimit, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.




Skip to toolbar