Protesta e opozitës/ Nazarko: Nuk kishte lidhje me mosbindjen civile, akt dëshpërimi

Më të fundit


Analisti Mentor Nazarko thotë se protesa e opozitës, ku bllokoi për 3 orë, disa nga akset kryesore në vend, nuk ka lidhje me mosbindjen civile.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Nazarko u shpreh se protesta ishte një akt dëshpërimi.

“Për termin, është e qartë që kjo nuk ka lidhje me mosbindjen civile. Mbas arrestimit të zotit Meta, opozita kishte nevojë të bënte një akt të fortë. U zgjidh kjo formë, siguron një fotografi të rrjeteve sociale që të tregojë masivitet, krijon idenë e një proteste. Në kushtet e rrjeteve sociale, krijojnë edhe idenë e një lajmi ndërkombëtar. Ata që ishin pjesëmarrësit real, ishin qytetarët, që me mjete po frekuentohen ato rrugë, korridore të Shqipërisë. Protesta ishte një akt dëshpërimi. Krijon pakënaqësi, janë mungesa me arsye. Krijon pakënaqësi te qytetarët. Unë mendoj që nuk u arrit, përveç efektit fotografik, nuk shoh ndonjë efekt tjetër.

Ka një konsum të madh të së majtës në pushtet. Të arrish të shfaqësh një forcë opozitare kaq të dobët si kjo, është lider 80 vjeç, po shkojmë në skenarin indonezian, të udhëheqësve në moshë të madhe që vijnë në pushtet. Kjo e bën më fajtor lidershipin e opozitës. Ngjan një lloj marrje peng e opozitarizmit”, theksoi ai./abcnews.al



Skip to toolbar