PS fiton zgjedhjet?! Lubonja: S’e shpjegoj dot si mund të votohet akoma kjo qeveri! Bardhi: PD denoncoi aferat me emra

AKTUALITET


Analisti Fatos Lubonja foli në emisionin “Real Story”, në News24, për sondazhet parazgjedhore, të cilat nxjerrin kryesisht fituese mazhorancën e kryeministrit Edi Rama.

Për Lubonjën një gjë e tillë nuk është e vërtetë dhe sipas tij sondazhet kanë probleme. Ai thekson se është e pashpjegueshme që shqiptarët të mund të votojnë sërish këtë qeveri, pas gjithë kësaj situate me pandeminë, krimin, tërmetin.


“Nuk e shpjegoj dot, se pas gjithë kësaj situate më duket se nuk di cfarë janë ata shqiptarë që mund të votojnë akoma këtë qeveri, duke llogaritur vetëm trajtimin kriminal që po i bëhet pandemisë, por edhe për shkallën e bashkëpunimit me krimin. Të gjitha sondazhet për mua kanë probleme. Përtej kësaj, do të shikoja disa fenomene. Ata njerëzit që nuk guxojnë ta deklarojnë votën mund të jenë më shumë me opozitën, se me mazhorancën, por mund të kenë frikë.

Duke u ndalur tek opozita, nëse do bëja krahasim me Kosovën, ku pamë një frymë që shkatërroi kastën e vjetër, unë shoh dy elementë, zhgënjimi me klasën politike që ka qeverisur dhe besimi. Sa besim ke te forca e re. Te PD ka një ndryshim, ka njerëz shumë më normal, se këtu është problemi sa normalë i kemi ata që janë në krye, nga ana psiqike. PD dhe LSI e kësaj radhe nuk na mashtrojnë dot. Kjo ka të bëjë me faktin se besimi nuk është aq i madh, por zhgënjimi, arroganca e Ramës, pandemia, tërmeti, gënjeshtrat e pafundme, të gjitha këto i kanë lodhur njerëzit”, tha Lubonja.

Ndërsa për Sekretarin e Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi “Do duhet ta pranojmë se në 2005 me ardhjen e PD në pushtet pati një luftë ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ne nuk e mohojmë dot atë bilanc pozitiv të PD, të paktën në mandatin e parë. PD mund ta kritikosh për çdo gjë, por s’e kritikon dot që ka denoncuar çdo aferë korruptive me emër, mbiemër apo zyrtarë të përfshirë”.




Skip to toolbar