PS jep ‘ok’ që mandati i Xhaçkës të shqyrtohet në seancën e parë

Më të fundit


Anëtarja e Këshillit të Legjislacionit, Klotilda Bushka, deputete e PS-së, shprehu dakordësinë e saj, lidhur me draft-raportin e paraqitur nga opozita lidhur me mandatin e deputetes Olta Xhaçka, me përjashtim të propozimit për paraqitjen e një raporti.

Bushka tha se është plotësisht dakort që në seancën e parë të Kuvendit të Shqipërisë Kryetarja e Kuvendi duhet të përfshijë në seancë “Për dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mocionit të jo më pak se 1/10 së deputetëve për konstatimin e papajtueshmërisë së mandatit të deputetes znj. Olta Xhacka”.



Skip to toolbar