Qëllon me armë në drejtim të banesës së një shtetasi, arrestohet në flagrancë një 39-vjeçar

AKTUALITET


Policia ka vënë në pranga një 39 vjeçar nga qyteti i Korçës i cili është kapur në flagrancë pasi ka qëlluar me armë në drejtim të banesës së një shtetasi.

39 vjeçari me inicialet E.A. është arrestuar, ndërsa arma të cilën e kishte pa leje është sekuestruar nga policia.


Policia njofton se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.

Shtetasi i arrestuar E.A, ka qenë i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja me dhunë”. Mbi të tani rëndojnë akuzat për “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë”; “Prishja e qetësisë publike”;  dhe “Kanosja”.

Arma e konfiskuar



Skip to toolbar