Qeveria e re në Kosovë, Grenell: Mezi pres të rifilloj me ta dialogun me Serbinë

AKTUALITET


I dërguari i posaçëm amerikan në dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell ka mirëpritur votimin e qeverisë së re në krye me Avdullah Hotin.

Në një komunikatë nisur për media nga zyra e Grenell, thonë se i dërguari amerikan në dialog mezi pret rifillimin e bisedimeve me Serbinë.


“E mirëpres Qeverinë e re të Kosovës dhe mezi pres që të rifillojë partneriteti me ta në dialogun me Serbinë”, thuhet në deklaratën e Grenell.




Skip to toolbar