Rama, mesazh Bashës: Me popullin nuk luhet

AKTUALITET


Kryeministri, Edi Rama ndërsa ka hedhur votën në kutinë  e votimit në fshatin e Surrelit në Tiranë ka dhënë një mesazh për kundërshtarin e tij politik, por edhe për presidentin Meta të cilët kanë vendosur të mos i njohin dhe t’i bojkotojnë zgjedhjet e 30 qershorit.

Kryeministri Rama tha për gazetarët se këto zgjedhje janë një mësim historik për të gjithë se me popullin dhe me sovranitetin e tij nuk luhet.

“Sot është herë më e rëndësishme Shqipëria dhe mësimi historik që kjo ditë do t’i japë të gjithëve sesa vota për njërin apo për tjetrin që është e fshehtë. Unë besoj se kjo ditë konfirmon njëherë e përgjithmonë se me popullin nuk luhet, se sovraniteti i popullit nuk është fjalë boshe dhe kush premton t’ia marrë popullit sovranitetin nuk ka asnjë fund tjetër, veçse fundit me dështim dhe me turp.

Sot është e rëndësishme që çdo qytetar i këtij vendi të votojë ose të mos votojë por të respektojë të drejtën e kujtdo për të votuar ose për të mos votuar. Prandaj thashë historia e solli që këto zgjedhje, janë zgjedhje për Shqipërinë ku jetojnë të gjithë fëmijët tanë. Unë jam i bindur se sot në Shqipëri po ndodh diçka historike dhe një mësim që nuk do të harrohet kurrë nga asnjë parti politike dhe nga asnjë politikan dhe kurrë më interesat e një pale apo hesapet e politikës nuk do të mund të bien ndesh me interesin e madh kombëtar”, tha Rama i cili nuk pranoi t’i përgjigjej pyetjes së gazetarëve se cili është ndryshimi sot me votimet në komunizëm. Por theksoi se rruga nuk i zihet askujt që është në të drejtën e vet.

ERTV Live😊: SURREL #UnëVotoj #30QERSHOR🌹 ⭐BASHKIA QE DUAM⭐ SHQIPERIA🇦🇱QE🇪🇺DUAM

Gepostet von Edi Rama am Sonntag, 30. Juni 2019


Skip to toolbar