Rama për “Real Story”: Marrëdhënia me Italinë reflekton transformimin e Shqipërisë

Më të fundit


Pas mbledhjes mes dy qeverive Shqipëri-Itali, ku u firmosën 16 marrëveshje, kryeministri i vendit Edi Rama dha një intervistë ekskluzive për emisionin “Real Story” në ABC News. I pyetur nga  gazetari Sokol Balla, Rama tha se me Italinë kemi gjithmonë si i njëjti vend. Shqipëria sipas e saj tij e ka parë Italisë si një “Amerikë”.

Rama shtoi më tej se Shqipëria nuk ka qenë kurrë në këto nivele që është tani në sferën ndërkombëtare, teksa shtoi se kryeministria e Italisë Giorgia Meloni ka një vullnet të vërtetë për të qenë krah vendit tonë, të bëjë shumë për Shqipërinë. Ai shtoi se marrëveshjet me Italinë dhe raporti i ngurtë me shtetin fqinj reflekton transformimin e Shqipërisë ndërkombëtarisht.

Sokol Balla: Mirëmbrëma dhe mirësevini në Real Story. Ju flas live nga Roma, këtu ku qeveria shqiptare zhvilloi për herë të parë një takim historik dypalësh me qeverinë italiane ku u nënshkruan me dhjetëra marrëveshje. Por për më tepër përbën një moment simbolik në raportet midis dy vendeve, tashmë qe Italia po konfirmohet si zyrtarisht si sponsori kryesor i Integrimit Europian të Shqipërisë. Unë jam në shoqërinë e kryeministrit të vendit zotit Edi Rama. Zoti Rama, mirëmbrëma. Faleminderit që gjetët kohë për të folur me ne sonte.

Edi Rama: Mirëserdhët, mirëmbrëma!

Sokol Balla: Mirëserdhët në Romë! Gjithsesi ky tani është kryeqyteti juaj. Në fakt sot bëtë një deklaratë shumë të fortë në konferencën për shtyp ku thatë që “jemi një vend me Italinë.

Edi Rama: Ndjehemi si pjesë e të njëjtit vend. Ne jemi ndjerë gjithmonë, mendoj unë. Ne si Shqiptarë gjithmonë e kemi pasur Italinë atë “Amerikën tonë” dhe e kemi ndjerë si pjesë tonën besoj.

Sokol Balla: Në fakt ishte simbolike pasi dhe ndërtesa e ka emrin “Casino del Bel Respiro”, pra është ndërtesa e ajrit të mirë dhe u duk që ka një ajër shumë pozitiv midis dy qeverive, por ia bëra pyetjen dhe zonjës Meloni, a do të jetë kjo mjaft për shpejtësinë e ecjes së Shqipërisë në rrugën së integrimit?

Edi Rama: Unë besoj që ne nuk kemi qenë kurrë, kurrë, kurrë në nivelin që jemi sot në arenën ndërkombëtare dhe niveli i marrëdhënieve me Italinë reflekton pikërisht këtë transformim të qenies së Shqipërisë ndërkombëtarisht dhe nga ana tjetër reflekton dhe një vullnet për hire të së vërtetës, të veçantë të kryeministres së Italisë për të bërë më shumë me Shqipërinë dhe për Shqipërinë. Ka qenë diçka që unë e kam ndjerë qysh në takimin e parë dhe tani ka marrë shumë më tepër formë dhe për faktin që ajo vetë është futur plotësisht në kostumin e presidentit të Këshillit të Ministrave të Italisë.



Skip to toolbar