Rama viziton në shtëpinë e re Marjana Rexhepin që i mbijetoi tërmetit

AKTUALITET


Marjan Rexhepi humbi nënën e saj dhe shtëpinë nga tërmeti i 26 nëntorit. Por fatmirësisht ajo i mbijetoi fatkeqësisë duke dalë nga rrënojat pas 13 orësh. Të hënën, Marjan Rexhepi është vizituar në shtëpinë e re nga Kryeministri Edi Rama. Ajo shprehu mirënjohjen ndaj forcave të kërkim shpëtimit dhe kryeministrit, që jo vetëm e nxorën të gjallë nga rrënojat, por tashmë ka dhe shtëpi të re.

“Mendove për një jetime, faleminderit shumë. Respekte shumë për ju. Jeta kështu e ka. Tërmeti ishte një gjë e papritshme. Kam qëndruar 13 orë nën gërmadha, Luani është heroi dhe Rama që solli ndihmësat shumë shpejt”, tha Marjana.


Ndërkohë, pasi pa ambientet e shtëpisë së Marjanës, Kryeministri Edi Rama u shpreh se procesi i rindërtimit do të jetë transparent. Ai tha se ndërtimet e reja do të bëhen me cilësi.  

“Çfarë mund të bëjmë, do ta bëjmë me shumë përkushtim, deri në fund. Duhet të jemi maksimalisht transparente dhe të garantojmë procesin e rindërtimit me cilësi, sepse sfida është që të sjellim situatën më mirë seç ishte më parë. Ndërkohë po bëjmë dhe projektet e shkollave dhe spitaleve dhe besoj që do t’i kemi në funksion në fillim shtatorit kur fillon shkolla, ky është qëllimi im”, tha kreu i qeverisë, në një bisedë me familjarët.




Skip to toolbar