Real Madrid “mbretëror” në takimin e parë të La Ligas

SPORT


Pas humbjes së Barcelonës të premten, La Liga ka nisur në mënyrën e duhur për Real Madridin të shtunën. Skuadra e Zinedine Zidane ka fituar 1-3 në transfertën ndaj Celta Vigo, duke bindur që në ndeshjen e parë të kampionatit.

Me mungesën e blerjes së bujshme të merkatos së verës, Eden Hazard, dhe daljen me të kuq të Luka Modric, Real Madrid ka treguar se do të jetë një ekip i ‘frikshëm’ këtë sezon. Një sprint i shkëlqyer i “padëshiruari” Gareth Bale, që futet në zonë në minutën e 12`, gjen dhe i pason topin Karim Benzema, që përballë portierit kundërshtarë nuk e ka të vështirë të shënojë.


Në minutën e 56` Luka Modric la Realin me 10-të lojtarë, pasi u ndëshkua me të kuq, pas një ndërhyrje të gabuar ndaj një lojtari kundërshtar. Megjithatë, as i kuqi i Modric nuk e penalizmi Realin, pasi në të 61` Kroos dyfishon shifrat për madrilenët, me një gol spektakolar nga jashtë zone.

Dhjetë minuta para përfundimit, ishte Lucas që trefishoi për Realin me një realizim të bukur nga brenda zonës. Megjithatë, vendasit ngushtojnë shifrat në 1-3 në minutën e 90+1`. Me këtë fitore, Real Madrid tregon se ndeshjet miqësore të verës, kanë qenë thjesht një histori e parëndësishme, pavarësisht se humbjet ishin shqetësuese për tifozët.




Skip to toolbar