Reforma territoriale, Balla: Ne i qëndrojmë hartës aktuale  

Më të fundit


Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në fund të mbledhjes së grupit se kanë arritur në përfundimin se PS i qëndron ndarjes aktuale me 61 bashki dhe 12 qarqe.

Në një prononcim për mediat nga kryesia e Kuvendit, Balla tha se ka pasur propozime edhe për zvogëlim apo zmadhim të numrit dhe pafundmi është arrirë për t’i qënduar skemës aktuale.


“Ka pasur propozime edhe për zvogëlim edhe për zmadhim të numrit. Nisur nga fakti që kanë kaluar vetëm 7 vite nga reforma e fundit. Të gjitha reformat janë përmirësuar. Ne kemi përmirësuar edhe shërbimin online. Kemi konkluduar që pozicioni ynë në komisionin e posaçëm është t’i qëndrojmë ndarjes aktuale me 61 bashki dhe 12 qarqe.”- tha Balla nga Kryesia e Kuvendit.

Nga ana tjetër, grupimi Alibeaj në draftin e tyre të reformës territoriale, propozuan hartë të re me 92 bashki dhe 6 rajone.

Nga 12 qarqe Grupi Parlamentar i PD propozon rigrupimin në 6 Rajone, që përmbledhin Rajonin Tiranë-Durrës; Rajoni Shkodër-Lezhë; Rajonin Kukës-Dibër; Rajonin Gjirokastër-Berat; Rajonin Fier-Vlorë dhe Rajonin Elbasan-Korçë.




Skip to toolbar