Rita Ora aktore në filmin “Twist”

BOTA


Këngëtaren shqiptare famë botërore, Rita Orën, fansat e saj do të kenë mundësinë që ta shohin këtë vit edhe si aktore.

Ajo është pjesë e kastit të filmit “Twist”, i cili është xhiruar në fund të vitit 2019 e në fillim të vitit 2020 dhe pritet të dalë në kinematë botërore më 29 janar 2021.


Lajmin e bukur e ka zbuluar vetë Rita Ora, teksa ka rishpërndarë në InstaStory një postim të Jason Maza, i cili është një nga producentët e filmit.

Bëhet fjalë për një artikull të ‘Total Film’ ku shkruhet shkurtimisht përmbajtja e filmit dhe data e publikimit, e cila është zyrtare tashmë më 29 janar.

’Twist’ është duke ardhur shumë shpejt. Faleminderit për këtë rishikim të mrekullueshëm”, ka shkruar Rita Ora në në InstaStory.

Filmi “Twist” është një përshtatje e re e romanit të Charles Dickens, e sjellë në mënyrë drithëruese nga ‘Sky Cinema Original’, ku në zemrën e mbushur plot të Londrës moderne, një grup të rinjsh të zgjuar rrugësh planifikojnë vjedhjen e shekullit.

Në këtë film, Rita do të luajë rolin e mikes së ngushtë të Oliver Twistit, Artful Dodger.

foto galeri



Skip to toolbar