Samiti në Slloveni, Vuçiç: Merkel e Macron kanë porosi për mua e Kurtin

AKTUALITET


Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ndodhet për një vizitë dy-ditore në Slloveni, ku edhe do të marrë pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor, i cili do të do të mbahet në Brdo, Slloveni.

Në një komunikim për mediat, Vuçiç është shprehur se Serbia në krahasim me të gjitha vendet e rajonit është më e gatshmja për t’u bërë pjesë e BE-së, duke theksuar se tashmë kjo mbetet një çështje politike.


“Nuk kam iluzione për një hyrje të shpejtë në BE, por është e rëndësishme që Serbia të jetë në rrugën evropiane dhe të ketë bashkëpunim të ngushtë me BE-në, sepse më shumë se 60 përqind e eksporteve shkojnë në BE, dhe Serbia i përket Evropës. Pres një mesazh pozitiv të BE për Ballkanin Perëndimor. Besoj se Macron dhe Merkel, mua dhe Albin Kurtin do të na porosisin për diçka, do të interesohem për energjinë,”- ka thënë Vuçiç.

Ai gjithashtu ka theksuar se do të kërkojë nga Mitsotakis konfirmimin se Greqia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës.
“Disa zyrtarë evropianë po shkojnë në Washington për t’i kërkuar Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të bëjnë presion mbi pesë vendet e BE-së për të njohur pavarësinë e Kosovës”, ka thënë më tej ai.

Presidenti serb tha më tej se është e pabesueshme se sa shumë vende evropiane kundërshtojnë bashkëpunimin e Serbisë me Rusinë dhe Kinën, dhe janë të njëjtat vende që kritikojnë Serbinë që nuk mund të bëjnë pa gazin e Putinit dhe kanë një shkëmbim të shkëlqyer tregtar me Kinën.




Skip to toolbar