Sekretari i LSI në KZAZ në Fier rezulton me COVID

CORONAVIRUS


Një ngjarje e rëndë është regjistruar në KZAZ numër 59 në qytetin e Fierit, ku një vëzhgues i LSI-së ka rezultuar pozitiv me Covid 19.

Kledjus Ahmeti, i cili është njëherësh dhe sekretar i kësaj force politike ka shfaqur simptoma të Covid 19.


Punonjësit e DSHP kanë mbërritur në KZAZ 59 në Fier duke i bërë testin e shpejtë, i cili ka dalë pozitiv.

Vëzhguesi i KZAZ 59 kishte simptoma si ethe dhe temperaturë e ndërsa është larguar nga KZAZ-ja pas rezultatit.




Skip to toolbar