Zëdhënësja e PS: PD të mos vonojë numërimin duke kërkuar pushim

Më të fundit


PS kërkon nga kundërshtarët politik të mos e vonojnë procesin duke kërkuar pushim nga numëruesit. Përmes zëdhënëses Bora Muzhaqi, PS apeloi vëzhguesit dhe numëruesit të mos kërkojnë pushime të padobishme.

“Ndërkohë që shqiptarët presin përfundimin e numërimit dëshirojmë t’i bëjmë një thirrje kundërshtarëve politikë të mos e vonojnë procesin duke kërkuar pushim. Nuk ka kohë për pushim.


Ishte një ndeshje shumë e rëndësishme. Qytetarët janë shprehur qartë dhe partitë kanë detyrën të shërbejnë për nxjerrjene rezultatit pa humbur asnjë minut. Shqipëria ka fituar. Shqipëria ka fituar një festë demokratike që nuk duhet prishur me asnjë zgjatje të panevojshme e të padobishme për askënd. Falënderoj numëruesit e vëshguesit, inkurajoj të vijojnë punën e tyre.

Durim e angazhim deri në fund. Çdo votë të numërohet në respekt të plotë të sovranit. Fitorja e PS është shume e qartë, por fitorja e Shqipërisë duhet të vuloset me angazhimin e përbashkët me PD për ta mbyllur numërimin pa humbur kohë.”- tha ajo.




Skip to toolbar