Shtrime dhe humbje jete, MSH: Ruajuni, po prek çdo moshë pa dallim

AKTUALITET


Rritja e frikshme e rasteve te reja po shoqerohet me shtim edhe te shtrimeve ne spitalin Infektiv dhe me humbje jete, ku prej ditesh raportohen nga 3 viktima.

Dr. Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik nënvizoi sot, teksa raportoi për 90 raste të reja të prekur me Covid-19 në vendin tonë, se shkujdesja e vërejtur favorizon përhapjen e virusit, i cili po prek çdo moshë, pa dallim.


Sipas saj, po merr trajtim spitalor edhe një fëmijë dy muajsh, i prekur nga Covid19.

Tomini tha se foshnja është “nën kujdes nga stafi i pediatrisë infektive, në gjendje të stabilizuar bashkë me nënën”.

“Përdoreni maskën kudo në ambientet e mbyllura, kur hyni në supermarket, në dyqane, në zyrë dhe në çdo ambient publik ku nuk mund të ruani distancën”.

Ministria e Shendetesise ka bere me dije sot se situata në spitalin infektiv vijon të paraqitet me raste të shtuara.

Aktualisht po trajtohen 80 pacientë, 8 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 1 është i intubuar”- tha MSH, duke i bere thirrje qytetareve: “Tregoni kujdes me respektimin e rregullave sepse shkujdesja e vërejtur favorizon përhapjen e virusit, i cili po prek çdo moshë, pa dallim. Përdoreni maskën kudo në ambientet e mbyllura, kur hyni në supermarket, në dyqane, në zyrë dhe në çdo ambient publik ku nuk mund të ruani distancën”.

Në vendin tonë aktualisht janë 1088 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.

COVID-19 – Statistika (3 Korrik 2020)

Testime totale 28033
Raste pozitive 2752
Raste të shëruara 1592
Raste Aktive 1088
Humbje jete 72 (Qarku Tiranë 39, Durrës 12, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 11, Kukës 1, Elbasan 2)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 409
Durrës 209
Shkodër 158
Vlorë 117
Fier 46
Lezhë 57
Korçë 32
Kukës 21
Elbasan 13
Gjirokastër 10
Berat 8
Dibër 8




Skip to toolbar