Si do të zgjidhet kriza politike? Ambasadori Cutillo i ftuar në “Real Story”, sonte në orën 21:00

AKTUALITET


Kriza politike në vend mbetet ende një temë e rëndësishme diskutimi për çdo shqiptar. Ndonëse  palët  kanë ulur tonet e rënduar të retorikës, që na ka shoqëruar prej shkurtit deri më 8 korrik, kur u mbajt protesta e fundit e opozitës, përsëri, problemi mbetet aty. Kriza nuk është zgjidhur, dhe në këtë rast, në dështimin e politikës për t`i dhënë fund këtij ngërçi, janë miqtë ndërkombëtar të cilët na vijnë në ndihmë.

Për këtë arsye, në studion e “Real Styry”, të gazetarit Sokol Balla, mbrëmjen e sotme në Vizion Plus, i ftuar do të jetë ambasadori i Italisë në Shqipëri, Alberto Cutillo. Kriza politike në vend, përgjegjësit për nisjen e saj, përgjegjësia e opozitës, qeverisë, presidentit dhe si mund të dilet prej krizës? Cilat janë opsionet që duhet të jenë mbi tavolinë? A ka një misionar ndërkombëtar për të zgjidhur këtë krizë?

Ndërkohë, në pjesën e dytë të emisionit, do të transmetohet një intervistë e filantropit George Soros, intervistë dhënë gazetarit Sokol Balla 14 vjet më parë, e cila do të ritransmetohet mbrëmjen e së hënës në “Real Story”. Në këtë intervistë, do të rikthehen dhe njëherë mesazhet e dhëna 14 vjet më parë, të cilat janë aktuale për Berishën, për Edi Ramën, për përfshirjen e tij në zhvillimet politike në vend. Të gjitha, këto, i ndiqni në orën 21:00 në “Real Story” në dhe në Realstory.al.



Skip to toolbar