Si në 21 janar 2011: Si po përpiqen mediat pranë opozitës të shesin një punonjës të Gardës së Republikës, si të ishte i ndjeri Xhuvani

Më të fundit


Portali Dosja.al, i njohur për afërsinë e saj redaksionale me opozitën, ka publikuar ditën e sotme një video ku pretendon se i ndjeri Pjerin Xhuvani që u vra sot në Elbasan nga një badigard i sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazmend Bardhi, ka qenë i pranishëm në takimin elektoral  të Edi Ramës. Sipas videos së DOSJES,  Xhuvani ishte në krah të Ramës, madje i hapte rrugën atij të kalonte.

Por në fakt e vërteta është krejt ndryshe. Lexo.al ka mësuar se personi të cilit dosja i referohet si Pjerin Xhuvan, nuk është ai, por Major Elidon Tasho – Punonjës i Gardes se Republikës, i cili ka qenë në krye të detyrës.(Punonjësi i Gardës Elidon Dasho në foton e mëposhtme)


Kjo gënjeshtër e pastër opozitare në fakt është identike me 21 janarin. Në atë kohë, nga Berisha te Basha e i gjithë zinxhiri shpreheshin se vrasjet u bënë me çadër pistoletë e thika me helm, ndërsa sot thonë që i ndjeri Xhuvani ishte shoqërues i Ramës. /LEXO.AL




Skip to toolbar