Sizmiologu grek e mohoi, Meta nxjerr këshilltarin për tërmetin: Trajtojeni me seriozitet

AKTUALITET


Megjithëse sizmologu grek Akis Tsenelis i ka cilësuar lajme false ato për rrezikimin e Ballkanit nga një tërmet i fuqishëm, presidenti Meta ka nxjerrë të martën një deklaratë për mediat Këshilltarin e tij për çështjet e Sigurisë, Bahri Shaqirin cili kërkoi që kjo çështje të trajtohet me seriozitet.

Shaqiri u shpreh se letra iu dërgua ministrave dhe kryeministrit pas shqetësimit të sizmiologut grek Akis Tsenelis dhe pasqyrimit sipas tij në mediat kombëtare dhe ndërkombëtare.


“Presidenti iu drejtua dje me një kërkesë për informacion Ramës, Braçes dhe ministres së Mbrojtjes mbi kapacitetet dhe masat për parandalimin e fatkeqësive natyrore. Kërkesa ishte për parandalimin e pasojave të mundshme për qytetarët. Pas shqetësimit të drejtorit grek për tërmet për riskun potencial për një fatkeqësi natyrore në mediat ndërkombëtare.

Rrjedhja e kërkesës për informacion për të manipuluar tregon shmangien dhe zhvendosjen nga kriza. Kryeministri dhe ministrat duhet të përgjigjen. Çdo nënvlerësim do të shënohet me vëmendje nga Presidenti. Ne do i vendosim në dispozicion një listë me mediat kombëtare dhe ndërkombëtare që kanë shkruar për këtë gjë”, tha Shaqiri.

Kjo deklaratë e këshilltarit të Metës erdhi pas përgjigjes me humor që dha kryeministri Rama i cili i bëri thirrje presidentit ta anulojë me dekret tërmetin.

Të hënën letra e Metës përmes të cilës jepte alarmin për një tërmet apokaliptik u trajtua me humor për shkak se tërmetet janë dukuri natyrore që nuk parashikohen. Nga ana tjetër lajmi u cilësua i pavërtetë nga sizmologu grek të cilit i referohej presidenti shqiptar. “Asnjëherë s’kam bërë asnjë parashikim specifik për tërmete.  E gjitha kjo është fake dhe qesharake”, u shpreh  Akis Tselentis, drejtor i Institutit Gjeodinamik Observatori Kombëtar të Athinës.




Skip to toolbar