“S’mund të rrimë dhe presim”, Salianji: Të thirren të gjithë personalitetet e PD, duhet hapje reale

Më të fundit


Ervin Salianji, ka bërë thirrje për reflektim të thellë brenda forcës opozitare, duke theksuar nevojën për një reformim të thellë dhe hapje reale të Partisë Demokratike.

I ftuar në “Real Story”,  Salianji theksoi se është e papranueshme që PD të vazhdojë me të njëjtin diskurs pas çdo pale zgjedhjesh, duke u viktimizuar për vjedhje votash pa ofruar zgjidhje konkrete.

Ai theksoi gjithashtu nevojën për thirrjen dhe përfshirjen e personaliteteve të larguar të PD-së, duke i dhënë akses të plotë në strukturat e partisë, në funksion të një bashkimi real të demokratëve

“Përtej këtyre, apo bashkë me këto, PD duhet të gjejë mekanizmin jo vetëm të qajë apo të qahet, por të gjejë mekanizëm si ta kapërcejmë, u bënë disa palë zgjedhjesh që jemi në këto kushte. Ne nuk mund të rrimë dhe presim dhe të themi në çdo palë zgjedhje se u vodhën Ose të rrëzojmë qeverinë ose të gjejmë duke pasur një rifreskim, reformim një mbledhje të të gjithë kontributeve. Duhet thirrjen që të gjithë personalitete e tjerë të PD dhe duhet bërë një hapje reale duke iu dhënë akse të plotë”, tha ai.

Në të njëjtën deklaratë, Salianji nuk kurseu kritikat as për kreun e KQZ-së, Ilirjan Celibashi, duke e cilësuar si një figurë të lidhur ngushtë me qeverinë dhe Partinë Socialiste.

“Celibashi ministër i Ramës është. PD mund të ketë bërë gomarllëqe sa të duash, se bashkë e zgjodhëm Ai është propozimi i PS , është ministër i Ramës dhe i lidhur me të gjitha format e interesit është i lidhur me të gjitha fijet me Partinë Socialiste”, tha ai.



Skip to toolbar