Spaho shkul mikrofonin e foltores në Kuvend, përjashtohet nga seanca

Më të fundit


Deputeti demokrat, Edmond Spaho është përjashtuar nga seanca plenare në Kuvend për shkak të zhurmës së shkaktuar me bilbil dhe bllokimit të Foltores . 

Mirëpo Spaho që ka bllokuar foltoren me deputetët e tjerë, ka shkulur dhe mikrofonin e foltores.


Drejtuesja e seancës për ditën e sotme Ermonela Felaj tha se pas dhënies së masës së vërejtjes ndaj deputetit, ka vendosur përjashtimin e tij nga seanca.

“Do merren masa. Edmond Spaho nëse vazhdon kështu do përjashtohesh nga seanca. Nëse vazhdohet kështu, ndalohet paga e deputetit. I tërheq vëmendjen edhe zonjës Hoti, bëtë zhurmë”, tha Felaj.

Kjo e fundit tërhoqi vazhdimisht vëmendjen e deputetit disa herë gjatë seancës për zhurmën që shkaktonte.




Skip to toolbar