SPAK pezullon nga detyra nënkryetarin e Bashkisë së Kukësit

AKTUALITET


Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka pezulluar nënkryetarin e Bashkisë së Kukësit, Granit Gjana.

SPAK e akuzon Gjanën për shkelje të barazisë në tendera.


Sipas SPAK, Gjana, në shkelje të ligjit, nuk ka pajisur me autorizim për përdorimin e lëndëve djegëse nje subjekt që garonte për një tender me vlerë 21 milionë euro për furnizim me karburant.

“Ky shtetas me mosveprimet e tij, e konkretisht mospaisjen në kohën e duhur me Autorizimin për tregtimin e lëndëve djegëse, edhe pse subjekti “U. C” shpk, i kishte kryer pagesat e nevojshme dhe dorëzuar dokumentacionin pranë organit shtetëror sipas ligjit, e ka penguar OE-në të kualifikohet në dy procedurat e tenderit me objekt “Blerje karburanti”, në vlerën 21.000.0000 lekë, të organizuara nga Autoriteti Kontraktor Bashkia Kukës përgjatë vitit 2023. Për pasojë shtetasi nën hetim G. Gj. ka dëmtuar interesat e ligjshëm të personit juridik “U. C.” Shpk, duke e penguar këtë subjekt për t’u kualifikuar në procedurën e prokurimit të mësipërm”, thuhet në njoftimin e SPAK.




Skip to toolbar