Elbasan, makina bien nga lartësia, përfundon në lumin Shkumbin

Një aksident ka ndodhur në afërsi të Kthesës së Murrashit në Elbasan, ku një furgon ka rënë nga një lartësi e madhe dhe ka përfunduar në lumin Shkumbin. Drejtuesi ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Drejtuesi i mjetit është nxjerrë nga punonjësit e shërbimit zjarrfikës dhe po merr trajtim mjekësor në spitalin e Librazhdit.

Tiranë, autobusi përplaset me makinën dhe përfundon në lavazh

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë në rrugën “3 Dëshmorët”, ku autobusi i linjës Yzberisht është përplasur me një automjet.

Nga përplasja autobusi ka përfunduar brenda ambienteve të një lavazhi. Policia ka shkuar në vendngjarje për të sqaruar rrethanat e aksidentit, ndërsa raportohet për një pasagjer të plagosur.

Fier, makina me 3 adoleshentë bie në kanal

Dëshira për të shëtitur me makinë edhe pa pasur moshën për të pasur një leje drejtimi nuk i ka penguar 3 adoleshentët të ndërmarrin këtë aventurë. Fatkeqësisht kjo shëtitje ka rezultuar me humbjen e kontrollit të mjetit dhe plagosjen e tre adoleshentëve.

Policia e Fierit ka raportuar se aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:00, në vendin e quajtur “Kraps”, ku mjet tip “Renault” humbi kontrollin dhe ra në një kanal anash rrugës.

Mjeti drejtohet nga shtetasi me iniciale A.A, 15 vjeç, i cili ka mbetur i plagosur së bashku me dy pasagjerët e tjerë K.A, 15 vjeç dhe A.A, 15 vjeç, të gjithë banues në Kraps, Fier.

Tre adoleshentët ndodhen jashtë rreziku për jetën dhe po marrin mjekimin e duhur në Spitalin Rajonal Fier.

E përplas makina, vdes 50 vjeçari në Durrës

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi, ka ndodhur mbrëmjen e djeshmë në qytetin e Durrësit.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 22:30 në Shën Avlash të Durrësit. Viktima, një burrë 50 vjeç që nuk është identifikuar akoma nga policia, ishte duke udhëtuar me biçikletë dhe është përplasur nga një kamion.

Kamioni drejtohej nga shtetasi me inicialet D.J., i cili është shoqëruar nga policia e Durrësit.

Ndërkohë është ngritur edhe një grup hetimor për të zbardhur ngjarjen e plotë dhe shkaqet e aksidentit.

Bën aksident, i zbulohet droga që kishte në makinë

Një shtetas shqiptar ka bërë një aksident me makinë, por ajo që policia gjeti më pas çoi në arrestimin e tij. Pas kontrollit dhe ekspertizës së kryer në vendngjarje për zbardhjen e aksidentit, policia gjeti 75 gram kokainë dhe 1 mijë e 175 euro në makinën e shqiptarit.

24 vjeçari shqiptar pas marrjes së mjekimit të nevojshëm është transferuar në burgun e Kremones, ku do vuaj dënimin për trafikim të lëndëve narkotike.

Përplasen dy makina në Fier-Patos, plagosen 2 persona

Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën në aksin rrugor Fier-Patos, ku njëra prej të cilave ka përfunduar në kanal.

Në aksident janë përfshirë dy makina, një “Volsvagen” me drejtues shtetasin M.M, 30 vjeç, me një makinë tjetër “Benz”, i cili drejtohej nga një 25-vjeçar me inicialet A.G.

Shkak i aksidentit është bërë parakalimi i gabuara i makinës tip “Benz” duke detyruar makinën tjetër të devijojë për të shmangur përplasjen. Kjo ka bërë që makina të përfundojë në kanal dhe të mbeten të plagosura dy gra, pasagjere në këtë makinë.

Nga aksidenti kanë mbetur të plagosura shtetaset me inicialet E.M, 77 vjeç dhe D.M., 52 vjeç.

Aksident i frikshëm në Elbasan, shikoni ku është futur makina

Një aksident i frikshëm ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Elbasan-Librazhd.

Një autoveturë është goditur nga pas nga një tjetër automjet që po qarkullonte me shpejtësi të madhe ndërsa po tentonte të parakalonte.

Si pasojë e përplasjes autovetura ka humbur drejtimin e lëvizjes dhe është përplasur me trafikndarësen mbrojtëse të rrugës. Automjeti me targa NIB 9561 që drejtohej nga një shtetas shqiptar, emigrant në Greqi është shkatërruar pjesërisht ndërsa drejtuesi ka pësuar lëndime të vogla.

Ndërkohë policia ka filluar hetimin për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti.

Përplasen dy makina, një i vdekur, dy të plagosur

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e dy të tjerëve, ka ndodhur në aksin rrugor Levan-Tepelenë.

Një makinë tip “Benz” është përplasur me një fugon në vendin e quajtur “Gurorja e Kremenarit”.

Ka humbur jetën drejtuesi i automjetit Shkëlqim Bregu dhe kanë mbetur të plagosur drejtuesi dhe pasagjeri në fugon, Taulant Hoxha, 32 vjeç dhe Elison Cane, 35 vjeç.

Këta janë dy të rinjtë që humbën jetën në aksident

Gentjan Belba 23 vjeç dhe Vilson Cara 24 vjeç humbën jetën në aksidentin e mbrëmshëm në Kavajë. Dy të rinjtë morën një makinë për të festuar ditëlindjen e Vilsonit, por shpejtësia duket se i mori jetën.

Kamerat e sigurisë së një biznesi pranë vendit të ngjarjes ku ndodhi aksidenti mbrëmë në Kavajë kanë fiksuar momentin fatal të përplasjes. Nga pamjet duket momenti kur nëna me vajzën dhe një tjetër person ishin në anë të rrugës duke pritur për të kaluar.

Në momentin që tre personat futen për të kaluar në anën tjetër të rrugës makina tip ‘Benz’ vjen me shpejtësi duke marrë përpara Lumturie Demrozin 46-vjeç dhe vajzën e saj. Nëna vdiq në vendin e ngjarjes, ndërsa vajza është në spital.

Makina përplas nënën dhe vajzën, 3 të vdekur në aksident në Kavajë

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Kavajës ku një makinë ka përplasur nënën bashkë me vajzën e saj që ishin duke ecur në trotuar. Si pasojë nëna ka ndërruar jetë në vendngjarje ndërsa vajza e saj 21 vjeçare është në gjendje të rëndë në spital. Ne vendngjarje ka ndërruar jetë edhe pasagjeri në makinë, ndërsa shoferi i saj ka ndërruar jetë sot në mëngjes në spital, duke shënuar kështu 3 viktima në një aksident.

Mbrëmë humbën jetën Lumturie Demrozi 46-vjeç, dhe pasagjeri i makinës që u aksidentua Gentjan Belba 23-vjeç, ndërsa në orët e para të ditës së sotme vdiq në spital shoferi i ‘Benz’-it me targa AA 615 VO, Vilson Cara 24-vjeç, i cili sot festonte 24-vjetorin e lindjes.  Dy të rinjtë kishin marrë makinën me qira dhe po shkonin për të festuar ditën e lindjes së Carës, por aksidenti tragjik u preu jetën në mes. Ndërsa vajza Xh. Demrozi 21-vjeçe ndodhet në spitalin rajonal të Durrësit.

Policia ka nisur hetimet për ngjarjen, ndërsa mendohet se ka qenë shpejtësia dhe lagështira në rrugë që sollën humbjen e kontrollit dhe daljen e makinës nga rruga.

Skip to toolbar