Elbasan, makina përfundon në greminë

Një aksident i frikshëm ka ndodhur në urën e fshatit Griqan i Sipërm në Elbasan, fatmirësisht pa viktima.

Një makinë ka rënë në një lartësi të konsiderueshme duke përfunduar ne një greminë, ndërsa drejtuesi i mjetit ka marrë vetëm disa plagë të lehta dhe ndodhet jashtë rreziku për jetën.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa dyshohet se shpejtësia e lartë mund të ketë qenë arsye e humbjes së kontrollit të mjetit.

Pëson atak kardiak duke i dhënë makinës, vdes i riu

Një person ka humbur jetën ndërsa po i jepte makinës për shkak të një ataku kardiak. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 17:45, në Bulevardin “Gjergj Fishta” në Tiranë.

Shtetasi me iniciale S.V., 30 vjeç, ishte duke drejtuar mjetin, kur ka humbur vetëdijen dhe kontrollin mbi mjetin, i cili ka dalë nga rruga duke u përplasur me një pemë.

Policia ka nisur hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Makina rrokulliset dhe përfundon në arë, dy të plagosur

Një makinë tip “BMW” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në arë në afërsi të fshatit Velitërnë në aksion rrugor Korçë-Pogradec.

Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur 2 të rinjtë që ndodheshin në makinë, ndërsa mendohet se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia e lartë dhe lagështia në rrugë.

Makina është rrokullisura disa herë pasi ka dalë nga rruga dhe më pa ka përfunduar në mes të arave të punuara.

Përplasen dy makina, 5 të plagosur

5 persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur në aksin rrugor Milot-Fushë Krujë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vendin e njohur si “mbikalimi i Patokut”, ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën kokë më kokë.

Personat e plagosur janë shtetasi me inicialet E.P., 28 vjeç, drejtuesi i një prej automjeteve, A.I., 30, drejtuesi i automjetit tjetër, si dhe 3 pasagjerët F.N., 32 vjeç, A.H., 34 vjeç dhe M.N., 27 vjeç.

Personat e plagosur janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë ngjarjes.

Si nëpër filma, avioni me 143 pasagjerë përfundon në lum

Një aksident i rëndë por fatmirësisht pa viktima ka ndodhur në SHBA kur një avion me 143 vetë në bord ka dalë nga pista dhe ka përfunduar në lum. Mediat ndërkombëtare bëjnë të ditur se si pasoje aksidentit nuk ka asnjë viktimë dhe se të gjithë kanë shpëtuar për mrekulli. 

Avioni boeing 737 doli nga pista dhe ra në lumin St. Johns teksa ishte duke u ulur në aeroportin ushtarak Jacksonville.

Gjatë kohës së uljes së avionit kishte reshje të dendura shiu, por për fat ai nuk u fundos, por qëndroi mbi sipërfaqen e ujit.

Rreth 20 vetë u dërguan në spital me lëndime të lehta.

Bilisht, makina përplas për vdekje drejtuesin e motorit

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin rrugor Korçë-Bilisht. Një makinë tip “Benz” ka përplasur një motor duke lënë të vdekur, drejtuesin e këtij të fundit.

Sipas policisë viktima me iniciale V.GJ., 60 vjeç ka ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve të marra. Policia ka arrestuar shtetasin A.D., 21 vjeç dhe po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 03.05.2019, në aksin rrugor Korçë-Bilisht, në hyrje të qytetit të Bilishtit, shtetasi A.D, 21 vjeç, banues në Bilisht, duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka aksidentuar shtetasin V.Gj, 60 vjeç, banues në fshatin Baban, i cili drejtonte një mjet motor pa targa.

Shtetasi V.GJ, u transportua për mjekim në Spitalin e Korçës, ku më pas ka ndërruar jetë. Drejtuesi i mjetit shtetasi A.D, ndodhet i shoqëruar në Komisariat ku po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale.

Materialet do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë.

Zbardhet aksidenti në Peqin me 5 të plagosur dhe 1 të vdekur. Ja emrat

Janë zbardhur emrat e 5 personave të plagosur në aksidentin e sotëm në rrugën Elbasan-Peqin ku dy makina u përplasën kokë më kokë tek vendi i quajtur si kryqëzimi i Gjocajt.

Gruaja që ka humbur jetën në aksident është identifikuar si shtetasja Fatime Braho.

Ndërsa të plagosur kanë mbetur shtetasit: Kamer Beqiri, Gezim Braho, Ismail Hoxhallari, Florent Hoxhallari dhe Kristian Hoxhallari.

Në informacionin e parë zyrtar, policia konfirmoi aksidentin me tre të lënduar.

“Në vendi e quajtur “Kryqëzimi i Gjocaj” Peqin, janë përplasur dy mjete dhe si pasojë janë dëmtuar 3 shtetas , të cilët janë dërgua në spitalin e Peqit, nën kujdesin e mjekëve”, ka njoftuar policia paraprakisht.

Mësohet se makina në të cilën ndodhej viktima, ishin duke u kthyer nga një gëzim familjar, nga Durrësi në drejtim të Korçës ku banonin.

Dy makina përplasen kokë më kokë në Peqin, një i vdekur dhe 2 të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në rrugën Elbasan Peqin, në vendin e quajtur kryqëzimi i Gjocajt, ku dy makina janë përplasur më njëra-tjetrën duke shkaktuar vdekjen e një personi dhe plagosjen rëndë të dy të tjerëve.

Dy të plagosurit janë dërguar me urgjence në spitalin e Peqinit. Mësohet se ata janë Ismail Hoxhallari dhe Gëzim Braho nga Korça.

Ndërsa identiteti i viktimës nuk bëhet ende i ditur.

Ndërkohë që policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit, ndërsa dyshohet se ka qenë shpejtësia e tej normave të lejuara të makinave.

Përplas për vdekje këmbësorin, largohet nga vendngjarja

Një 42 vjeçar ka gjetur vdekjen, pasi është përplasur nga një makinë, drejtuesi i të cilit është larguar nga vendngjarja.

Ngjarja ka ndodhur në bulevardin “Aqif Pasha” në Elbasan, ndërsa policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit pak minuta më vonë. Arrestohet shtetasi Gentian Sula, 30 vjeç, pasi përplasi për vdekje shtetasin Altin Bahja, 42 vjeç.

Ndaj tij rëndojnë akuzat “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”.

Makina del nga rruga, vdes në aksident 34 vjeçari

Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë e mesnatës në aksin Pogradec- Korçë, kur një automjet i tipit Benz doli nga rruga duke shkaktuar vdekjen e drejtuesit 34-vjeçar.

Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur në mesnatë rreth orës 00:45 në afërsi të fshatit Rrëmenj në dalje të qytetit të Pogradecit.

I riu 34 vjeçar që ka humbur jetën është Margilen Topi.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit.

Skip to toolbar