Përgjaken rrugët në mëngjes, 4 të plagosur në Bulqizë, dy në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Bulqizë në segmentin e Qafës së Buallit. Mësohet se një fuoristradë ka dashur të parakalojë një kamion por drejtuesi ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë me shpejtësi nga rruga. Si pasojë 4 persona janë plagosur, dy madje janë në gjendje të rëndë dhe janë dërguar me helikopter në Tiranë, për t’u mjekuar në spitalin e Traumës.

Ndërsa dy të tjerët ndodhen në spitalin e Bulqizës jashtë rrezikut.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton në zbardhjen e plotë të aksidentit.

Makina del nga rruga në Tepelenë, vdes shoferi

Një aksident i rëndë me pasojë vdekje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Bypassin e Tepelenës.

Automjeti i tipit Benz ka dalë nga rruga duke shkaktuar vdekjen e drejtuesit, 50 vjeçarit me inicialet Y.R.

Sipas policisë viktima e këtij aksidenti është banues në Memaliaj. Ndërkohë uniformat blu po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Informacioni nga policia

Në orën 06:20, në segmentin rrugor ku punohet për Bypas-in e Tepelenës, ka dalë nga rruga mjeti tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi Y.R, rreth 50 vjeç, banues në Memaliaj.

Për pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit, shtetasi Y.R

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Shoferi përplas për vdekje të riun dhe largohet nga vendngjarja

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Elbasan-Peqin, ku një makinë ka përplasur për vdekje një 27-vjeçar me iniciale S.V.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Pajovë, ndërsa shoferi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes duke lënë viktimën në rrugë. 27-vjeçari ka ndërruar jetë rrugës për në spital i transportuar nga automjete të rastit.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po kërkon për autorin.

Aksident i rëndë, makina përplaset me shtyllën, zhduket shoferi

Policia njofton se një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë natës në rrugën Fushë-Krujë – Milot. Makina me targa Durrësi ka dalë nga rruga  dhe është përplasur me një shtyllë të tensionit të lartë ndërkohë që shoferi nuk gjendet ende.

Policia njofton se makina “Mercedes Benz” mban targën DR 1559 E. Madje përplasja me shtyllën e tensionit ka qenë aq e rëndë sa e ka këputur atë në disa pjesë, duke lënë pa energji elektrike një pjesë të zonës përreth.

Fakti që shoferi nuk është gjendur, policia dyshon se personat që udhëtonin në të mund të jenë persona me probleme penale, ose mund të kenë shkuar direkt në spitalin ushtarak Tiranë.

Policia po punon për identifikimin e pronarit të mjetit në mënyrë që të hidhet dritë mbi aksidentin enigmatik.

Bie nga motori, humb jetën

Një person ka gjetur vdekjen, pasi ka humbur drejtimin e mjetit që po drejtonte.

Shtetasi Gëzim Karo, 60 vjeç, ka qenë duke drejtuar motorin e tij, ku papritur ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar.

Rrëzimi ka rezultuar fatal për 60-vjeçarin, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Podgorie në qytetin e Korçës.

Aksident i rëndë në aksin Milot-Rrëshen, 5 të plagosur

5 të plagosur, 2 prej të cilëve në gjendje të rëndë është bilanci i një aksidenti të ndodhur në aksion rrugor Milot-Rrëshen.

Në aksident janë përfshirë dy makina, shkatërrimi i të cilave tregon se përplasja ka qenë mjaft e fortë.

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, po mendohet se një parakalim i gabuar mund të jetë arsyeja. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë ngjarjes.

Autobusi del nga rruga bie në greminë, 29 të vdekur dhe 22 të plagosur

29 persona raportohen të kenë vdekur ndërsa 22 të tjerë janë plagosur, pasi autobusi doli nga rruga në një lagje të ishullit Madeira në Portugali.

Mësohet se shumica e persona të vdekur janë turistë gjermanë që po vizitonin Portugalinë.

Autobusi i bardhë i turistëve kishte gjithsej 55 pasagjerë dhe një udhërrëfyes kur ndodhi aksidenti.

Kryeministri portugez Antonio Costa postoi në tëiter se i kishte dërguar ngushëllimet e tij kancelares gjermane Angela Merkel.

Përmbyset autobusi me turistë, 28 të vdekur

Një autobus turistik ka dalë nga rruga dhe është përmbysur mbi disa shtëpi në ishullin portugez Madeira. Deri tani raportohet për 28 të vdekur dhe shumë të plagosur, por pritet që numri i tyre të ndryshojë.

Në autobus udhëtonin 50 pasagjerë të kombësive të ndryshme, por ende nuk ka një informacion të detajuar nga policia. Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, ndërsa mendohet se shoferi mund të ketë humbur kontrollin e mjetit.

Cërrik, humb kontrollin e mjetit, një i vdekur

Një person ka humbur jetën pasi ka humbur kontrollin e mjetit që drejtonte. Shtetasi me iniciale B.L. , 50 vjeç, banues në fshatin Mollas, ka humbur kontrollin e motoçikletës që drejtonte duke u rrëzuar. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Gostimë – Mollas.

Rrëzimi ka qenë fatal për 50 vjeçarin, i cili ka humbur jetën rrugës për në spitalin e Cërrikut. Policia po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Përgjaken rrugët e Shkodrës, 2 të vdekur e disa të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në rrugën Shkodër-Lezhë, dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën. Nga aksidenti kanë humbur jetën dy persona dhe kanë mbetur të plagosur 5 të tjerë.

Njoftimi i plotë i policisë:

Më datë 10.04.2019 ora 14.35, në aksin rrugor Shkodër – Lezhë, në vendin e quajtur Krye Bushat, janë përplasur mjeti tip “Nissan” me mjetin tip “Audi”, si pasojë kanë mbetur të dëmtuar shtetasit L. K. 55 vjeç, E. P. 23 vjeç, J. P. 28 vjeç, B. M. 32 vjeçe dhe P. Z. 66 vjeç, të cilët u dërguan në Spitalin Rajonal Shkodër

Gjithashtu si pasojë e aksidentit kanë gjetur vdekjen edhe dy shtetaset D. M., 45 vjeç dhe L.Z., 39 vjeç.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Skip to toolbar