Kapet me armë në makinë, arrestohet në Durrës shtetasi polak

Policia ka vënë në pranga një shtetas nga Polonia të cilit i ka gjetur në makinë një pistoletë pa leje.

Arrestimi i shtetasit A.M, 47 vjeç nga Polonia u bë në lagjen Nr.18, Durrës.

“Ky shtetas qarkullonte me armë me vete, të cilën e mbante në makinë dhe është kapur në lagjen Nr. 18, Durrës nga shërbimet  e Policisë , ku gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, Policia ka gjetur një armë zjarri tip  Pistoletë “TT” dhe shtatë fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Durrës në ngarkim të shtetasit të mësipërm për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit””, njofton policia.

I dënuar për trafik droge në Itali, kapet në Durrës 48 vjeçari

Policia ka arrestuar një 48-vjeçar të dënuar me 13 vite burg në Itali për trafik të lëndëve narkotike. Në pranga sipas policisë ka rënë A.D., 48 vjeç, banues në Durrës.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata Parto në Itali  e ka dënuar me 13 vjet e 4 muaj burgim për kryerjen e veprës penale “Trafikim i lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim”.

“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe me Zyrën e Interforcës të Policisë italiane, pas informacioneve të marra dhe një pune të mirë organizuar, arrestuan përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

• A.D., 48 vjeç, banues në Durrës”, njofton policia.

Arrestohet për korrupsion ish Presidenti i UEFA-s, Michel Platini

Michel Platini është arrestuar si pjesë e një hetimi mbi korrupsionin e dyshuar në procesin e ofertimit të Kupës Botërore në Katar.

Ylli legjendar i Francës, Platini, 63 vjeç, thuhet të jetë mbajtur në paraburgim në një stacion policor në Nanterres, një lagje në kryeqytetin e Parisit.

Ish presidenti i Uefa, i konsideruar si një prej futbollistëve më të mëdhenj në futbollin botëror gjatë viteve 1980, është marrë si pjesë e një hetimi mbi manipulimin e votave që e pa Katarin të fitonte të drejtat për të organizuar Kampionatin Botëror 2022.

Gjithashtu mediat ndërkombëtare raportojnë se në pyetje është marrë edhe Claude Gueant, një këshilltar i ngushtë i ish-presidentit francez Nicolas Sarkosy.

Platini fitoi Topin e Artë tri herë gjatë një karriere të shkëlqyeshme, ku drejtoi edhe skuadrën e Juventusit për pesë vjet në mes të viteve 1982-87.

Më pas ai u bë menaxher i kombëtares franceze pasi Franca nuk arriti të kualifikohej për Kupën e Botës 1990, por u largua pas një shfaqje zhgënjyese në Euro 92.

Më pas ish futbollisti u mor me administratën e futbollit dhe luajti një rol kyç në organizimin e Kupës së Botës në Francë në vitin 1998.

Suksesi dhe reputacioni i tij çoi në rritjen e ndikimit në korridoret e pushtetit brenda lojës ndërkombëtare.

Platini u ngjit në radhët e Uefa dhe në vitin 2002 ai mori një pozicion brenda komitetit ekzekutiv të FIFA-s.

Figura legjendare vazhdoi të fitonte më shumë përkrahës dhe në vitin 2007 ai u bë njeriu më i fuqishëm në futbollin evropian kur u zgjodh president i Uefa.

I dënuar për trafik kokaine, arrestohet beratasi me 3 emra

Policia e Beratit njofton se ka arrestuar 44 vjeçarin shqiptar të dënuar me 15 vjet burg në Itali për trafik kokaine dhe si anëtarë i një bande kriminale.

Mësohet në pranga ka rënë një shtetas që mban 3 emra. Bëhet fjalë për Gazmir Polovina ose Gazmend Polovina ose Julian Bebri.

“Gjykata e Milanos në Itali në Mars të vitit 2013 e ka dënuar me 15 vite burg, për kryerjen e veprave penale “Organizat Kriminale” dhe “Trafikim i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal Italian.

Ky shtetas në bashkëpunim me shtetas të tjerë shqiptarë dhe italianë të organizuar si grup kriminal kanë qenë të përfshirë në trafik ndërkombëtar të heroinës dhe kokainës”, sqaron policia.

Tentoi të rrëmbente minorenen, arrestohet 24-vjeçari në Kamëz

Policia ka arrestuar 24 vjeçarin I. Xhaferri pasi ditën e djeshme tentoi të rrëmbente një vajzë 13 vjeçare.

Policia njofton se i riu kishte marrë më zor në makinë nga shkolla 9 vjeçare Kodër Kamëz një minorene 13 vjeçare.

Vajza është futur me dhunë në makinë dhe është çuar në një hotel në rrugën Kastriotët me qëllim për të kryer marrëdhënie seksuale.

Fatmirësisht vajza ka arritur të largohet nga hoteli dhe më pas ka bërë kallëzimin në polici bashkë me prindërit.

Arrestohet për trafik droge biznesmeni i lidhur me PD

Policia ka vënë në pranga shtetasin Astrit Nimani 48 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe i dënuar me 13 vjet burg nga gjykata e Milanos.

Ai njihet ndryshe me pseudonimin Titi i Ukës dhe akuzohet për drejtimin e një organizate kriminale në trafikun e drogës. Pritet që 48-vjeçari të ekstradohet drejt Italisë.

Astrit Nimani është biznesmen dhe më parë ka mbajtur disa poste politike në qytetin e Lezhës dhe njihet për lidhjet e tij me PD.

Edhe për drejtësinë shqiptare ai është një emër i njohur pasi në 2015 i janë vënë nën sekuestro disa pasuri të paluajtshme.

Pasuritë e vëna nën sekuestro në plazhin e Shëngjinit në vitin 2015:

1-Një godinë 5-katëshe, Hotel-Bar-Restorant, me sipërfaqe totale 7940 m2

2-Një godinë 13-katëshe, me sipërfaqe totale 5000 m2,

ku përfshihen: 65 apartamente banimi, njësi tregëtimi dhe garazhe.

2-Një godinë 13-katëshe, me sipërfaqe totale 6500 m2,

ku përfshihen: 65 apartamente banimi, njësi tregëtimi dhe garazhe.

4-Një godinë 10-katëshe, me sipërfaqe totale 9500 m2,

ku përfshihen: 90 apartamente banimi, njësi tregëtimi dhe garazhe Parkimi.

Shisnin drogë nëpër lokalet e Tiranës, policia arreston 4 të rinj

4 persona janë arrestuar, ndërsa 10 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë nga Policia e Tiranës pasi u kapën duke shitur drogë nëpër lokale dhe ambiente të tjera. Personat u arrestuan falë një operacioni të befasishëm të policisë së Tiranës që kapi në flagrancë, shtetasit: Y.P., 19 vjeç, banues në Fushë Mëzez, Tiranë, K. P., 36 vjeç, banues në Fushë Mëzez, Tiranë. Gjithashtu është kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasi H. A., 24 vjeç, banues në Tiranë si dhe shtetasi D. S., 19 vjeç, me banim në Tiranë.

Policia njofton se ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale 11,1 gram lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë, 1 peshore elektronike, një pjatë me mbetje të lëndës narkotike. Gjithashtu janë gjetur 3,6 gr. lëndë narkotike të dyshuar si “Kokainë”, “Cannabis Sativa” të ndare në doza të vogla, 2 shiringa me lëndë narkotike të dyshuar “Heroinë”, si dhe disa substanca te tjera të cilat janë dërguar për ekspertim te mëtejshëm.

Zbardhet vrasja e vëllezërve Bilali në Shkodër, kapen dy autorët

Gati një muaj pas vrasjes së dyfishtë të vëllezërve Astrit dhe Ibrahim Bilali në Shkodër, Policia e Shtetit bën të ditur se ka në vendosur në pranga dy autorë të dyshuar për ngjarjen dhe është në kërkim të dy të tjerëve.

Policia njofton se në pranga janë vënë shtetasit A. S., 29 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Mjedë, bashkia Vau i Dejës, si dhe M. R., 23 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Mjedë, bashkia Vau i Dejës, që të dy të dyshuar për veprën penale “Vrasja me paramendim kryer në bashkëpunim”.

Ndërsa janë shpallur në kërkim shtetasit I. L., 26 vjeç, si i dyshuari kryesor për veprën penale të vrasjes, si dhe  e shtetasit D. B.,  29 vjeç, për veprën penale të “Përkrahja të autorit të krimit”.

Policia njofton se vijon operacioni për gjetjen dhe kapjen e tyre.

 Dy vëllezërit Bilali u vranë në 30 mars të këtij viti. Ata u qëlluan me breshëri automatiku në hyrje të banesës nga dy persona në lagjen Kiras të Shkodrës.

Trafikonin njerëz e drogë nga Italia drejt Anglisë, shkatërrohet banda me shqiptarë

13 persona kanë rënë në pranga në Itali, mes tyre dhe shqiptarë që akuzohen për trafikim të paligjshëm të drogës dhe emigrantëve nga Italia drejt Anglisë.

Mediat italianë bëjnë të ditur se pjesa më e madhe e bandës së goditur nga policia ishin shqiptarë.

“Goditet organizata që drejtonte trafikun marihuanës nga Shqipëria në Romë. Një tjetër bandë, e lidhur me të parën, kishte krijuar një “urë” ndërmjet Italisë dhe Anglisë për të lejuar qytetarët shqiptarë të arrinin në mënyrë të paligjshme në Mbretërinë e Bashkuar. Kjo është ajo që u zbulua nga karabinierët e Frascatit të cilët kërkon si masë paraprake, të lëshuar nga gjykatësi hetues i gjykatës së Romës, me kërkesë të Drejtorisë Rajonale Anti-Mafia, kundër 18 personave: 11 persona arrest në burg, dy në arrest shtëpie dhe pesë të tjerë me detyrim paraqitje në polici gjyqësore”, shkruan sky.it.

Skip to toolbar