Kryeministri Rama ka reaguar pas publikimeve të audio-përgjimeve nga Bild. Ai i ka cilësuar këto auto-përgjime të ruajtura nga shërbëtorët e Saliu për të goditur Shqipërinë në procesin e saj të i integrimit si dhe për të ndalur reformën në drejtësi. Rama bëri thirrje që prokuroria të vijojë hetimet dhe të zbardh deri në fund se ku dalin provat e fajësisë pra ligjit.
Përgjimet e reja të BILD provojnë:
“Përgjimet e pahetuara të
shërbëtorit të Saliut tregojnë përsëri se u bënë për shantazh, jo për drejtësi!
Dhe u mbajtën tek partia për këtë ditë të zezë, kur duhet sulmuar Shqipëria me
“zbulime gjermane”, për të bllokuar negociatat dhe ndaluar drejtësinë që vjen
me kapitujt 23/24.Nxis
prokurorinë të vijojë intensivisht hetimet për të nxjerrë deri në fund ku
mbarojnë llafet dhe ku dalin prova fajësie para ligjit,nëse ka të tilla. Por
sidoqoftë,kjo ndërmarrje kriminale për të helmuar dynjanë,do ta marrë përgjigjen
e merituar në 30 qershor e më tej akoma”, shkruan Rama.
Ashtu siç ishte paralajmëruar një ditë më parë nga gazetari Peter Tiede, pasditen e kësaj të hëne janë publikuar audiopërgjimet e tjera nga gazeta gjermane, Bild. Në përgjimet e reja, dëgjohen dhe biseda të Kryeministrit Edi Rama me ish-zyrtarë të Policisë së shtetit.
Në një prej këtyre përgjimeve, dëgjohet një bisedë edhe mes ish-deputetit socialist Artan Gaçi, bashkëshort i ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka dhe Drejtorit në Ministrinë e Brendshme Arben Keshi, të cilët flasin për fushatën elektorale në zonën e Maqellarës në Dibër.
Gaçi dhe Keshi kanë një komunikim normal, ku gjatë gjithë bisedës së tyre nuk flitet për blerje vote apo problematika të kësaj natyre, por thjesht Artan Gaçi i shpreh falënderimin në emër të Kryeministrit Edi Rama për punën e bërë në zonën e Maqellarës. Për më tepër lexoni bisedëne plotë.
Përgjimet e reja të BILD provojnë:
Arben Keshi- Mirëmëngjes
Artan Gaçi – Mirëmëngjes, çfarë bëre?
Arben Keshi – si kalove ti?
Artan Gaçi – Isha në Ndroq me shefin e madh dhe më foli me superlativa për ty.
Arben Keshi – Faleminderit
Artan Gaçi – Nga ai, nga ai, unë po e po. Ai më tregoi dhe historinë e 2011, i ke pikët maksimale…
Arben Keshi – Inshallah kthehen në realitet se ngela tre vjet…
Artan Gaçi – Jo jo, ke vlerësim të jashtëzakonshëm për të gjitha ato, gjithë Maqellarën e ke ti. Ai është, tha. ‘është tha, e ka kopsitur, e ka bo aty, tha, komplet të gjitha gjërat’. Edhe në 2011 fitoi tha, por ashtu ndodhën ca me një kuti.
Gazetari gjerman Peter Tiede, i cili pak javë më parë publikoi gjashtë audiopërgjime të dosjes Nr. 399, e cila është nën hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, ka lajmëruar këtë të fundjavë se të hënën më 17 qershor do të publikojë të tjera përgjime. Reporteri i gazetës “Bild”, ka shkruar në rrjetet sociale se “Kaseta të tjera të mashtrimit elektoral në Shqipëri: nesër pasdite…Si shqiptar unë do të shikoj në “Bild.de” të hënën pasdite”, shkruan Tiede.
Ky i fundit, pak ditë më parë, publikoi në gazetën
gjermane “Bild” disa audipërgjime të dosjes 399, ku dëgjoheshin biseda mes
zyrtarëve të lartë shtetëror në Durrës dhe Shijak, të cilët bisedonin me anëtar
të bandës Avdylaj. Këto përgjime janë përdorur nga opozita në Shqipëri për të
sulmuar politikisht Kryeministrin Edi Rama, ndërsa për këtë të fundit ato janë nxjerr
në këtë moment për të bërë shantazh politik, e njëkohësisht për t`i prishur punë
Shqipërisë, e cila kërkon të marrë një përgjigje pozitive për çeljen e
negociatave me BE.
Ndërkohë, audipërgjimet e tjera, do të
publikohen vetëm një ditë para se Këshilli i Europës të votojë për hapjen ose
jo të negociatave me Shqipërinë më 18 qershor. Ndërkohë, më herët, Raportuesi
për Shqipërinë në Parlamentin Gjerman, Manuel Sarrazin i Partisë së Gjelbër,
mendon se Shqipëria e meriton çeljen e negociatave dhe se përgjimet e
publikuara në gazetën gjermane “Bild” nuk kanë asnjë rol në këtë vendim.
“Këto regjistrime nuk janë të reja. Ky debat ka kohë që është shfaqur në tablonë e politikës së brendshme të Shqipërisë. Natyrisht që këto akuza kishin mbërritur deri te ne. Por unë deri tani nuk kam qenë në gjendje të verifikoj, se a përputhen ato me realitetin.”tha Sarrazin, i cili e cilësoi shkrimin e “Bild” një raportim të njëanshëm duke lënë përshtypjen se ka pasur një funksion politik.
Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Gjerman, Manuel Sarrazin i Partisë së Gjelbër, mendon se Shqipëria e meriton çeljen e negociatave dhe se përgjimet e publikuara në gazetën gjermane “Bild” nuk kanë asnjë rol në këtë vendim. “Këto regjistrime nuk janë të reja. Ky debat ka kohë që është shfaqur në tablonë e politikës së brendshme të Shqipërisë. Natyrisht që këto akuza kishin mbërritur deri te ne. Por unë deri tani nuk kam qenë në gjendje të verifikoj, se a përputhen ato me realitetin.” tha Sarrazin, i cili e cilësoi shkrimin e “Bild” një raportim të njëanshëm duke lënë përshtypjen se ka pasur një funksion politik.
Raportuesi për Shqipërinë në Bundestag, Sarrazin kërkoi që të ketë një hetim të videove dhe se organet e prokurorisë duhet të marrin seriozisht çështjen, por “kjo nuk e justifikon bojkotimin e parlamentit apo vë në pikëpyetje ligjshmërinë e parlamentit shqiptar.”
Lexoni Intervistën e plotë:
Deutsche Welle: Zoti Sarrazin, kancelarja gjermane Angela Merkel raportoi në Komisionin për Çështje të BE-së dhe, sipas një informacioni në Sueddeutsche Zeitung, tha se vendimi për çeljen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinlë do të shtyhet për në shtator/tetor. Si e argumentoi kancelarja këtë shtyrje?
Manuel
Sarrazin: Ajo thjesht e tha këtë duke informuar për planin kohor dhe
tha se beson se votimi do të bëhet në shtator/tetor, sepse ekziston ende nevojë
koordinimi brenda grupit të saj parlamentar. Por ajo vetë nuk u shpreh as
pozitivisht e as negativisht dhe nuk tha se cili do të jetë rezultati i këtij procesi
votimi.
Pikërisht
ato ditë gazeta “Bild” publikoi audio-përgjimet për shitblerjen e
votave në zgjedhjet e 2017-ës, a mendoni se ky publikim do të ndikojë
negativisht në vendimmarrjen për çeljen e negociatave?
Jo,nuk
besoj se luan ndonjë rol te deputetët e informuar. Këto regjistrime nuk janë të
reja. Ky debat ka kohë që është shfaqur në tablonë e politikës së brendshme të
Shqipërisë. Natyrisht që këto akuza kishin mbërritur deri te ne. Por unë deri
tani nuk kam qenë në gjendje të verifikoj, se a përputhen ato me realitetin.
Veç kësaj, unë mendoj se raporti në gazetën “Bild” nuk të jep
përshtypjen se është marrë si duhet me verifikimin e të dhënave. Gjithashtu unë
u çudita shumë se përse pikërisht në këtë moment kur do të merren vendimet në qeverinë
federale dhe në parlamentin gjerman, gazeta “Bild” shkon e boton këtë
raportim kaq të njëanshëm. Dhe kjo të lë përshtypjen se ka patur një funksion
politik.
Kjo
pyetje është shtruar edhe në Shqipëri, por askush nuk e vë në dyshim që
përgjimet janë të vërteta, sepse ato vijnë nga prokuroria.
Pyetja
që shtrohet këtu është sesa i njëkuptimtë është konteksti, në të cilin janë
vendosur ato. Unë nuk e shoh të njëkuptimtë. Por natyrisht që ne i marrim
seriozisht akuzat dhe jemi të mendimit se pyetjet se a ka pasur blerje votash
duhen sqaruar dhe këtë ua themi edhe partnerëve tanë në qeverinë shqiptare. Por
përfundimi në të cilin arrin opozita shqiptare, sipas mendimit tim, nuk është
aq i padiskutueshëm, së paku, nuk është provuar ende. Por nuk është detyra ime
si deputet i parlamentit federal gjerman që ta konstatoj këtë. Kjo është detyrë
e organeve shqiptare.
Por
organet shqiptare, pra, prokuroria kanë qenë dy vjet në dijeni të këtyre
audio-përgjimeve, dhe shumë vonë reagoi e megjithatë po punon me hapa tepër të
ngadaltë. Edhe ministri i Brendshëm i Shqipërisë tha në një intervistë me DW se
ai nuk ka ndikim mbi prokurorinë. Si i bëhet atëherë, kur prokuroria i vonon
hetimet?
Si
deputet gjerman unë nuk mund të them më shumë se kaq. Siç e dini, ne në kuadër
të procesit të integrimit në BE, parashtrojmë edhe kërkesat tona ndaj qeverisë
shqiptare ndaj funksionimit të gjyqësorit, organizimit të prokurorisë, ndërtimi
i njësive speciale antikorrupsion, por unë si deputet nuk mund t’i jap udhëzime
prokurorisë së Shqipërisë. Ne sigurisht që dëshirojmë që organet shqiptare të
vijojnë me zbardhjen e çështjes dhe kjo të merret seriozisht. Nëse rezulton se
ka pasur shitblerje votash, atëherë duhet të mbahet përgjegjësi. Por dëshiroj
të them edhe diçka tjetër se çështja e shitblerjes së votave nuk është një
fenomen vetëm shqiptar, ajo vihet re në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Unë nuk
kam përshtypjen se shitblerja e votave është bërë në atë masë sa të ketë
influencuar raportet shumicë-pakicë në Kuvendin e Shqipërisë. Pra, nuk besoj se
kjo e justifikon bojkotimin e parlamentit apo vë në pikëpyetje ligjshmërinë e
parlamentit shqiptar. Natyrisht, se akuzat duhet të merren seriozisht dhe të
zbardhen.
Kryebashkiaku
i Durrësit nuk e ka fshehur që ka pasur kontakte me këta persona të krimit. A
ju duket normale juve, si politikan, që të keni kontakte edhe me qytetarë të
lidhur me krimin e organizuar?
Këtë
unë nuk e kam dëgjuar. Por Durrësi është një qytet port, dhe ka një pozitë të
veçantë. Edhe unë vij nga një qytet port. Si kryebashkiak i Hamburgut unë nuk
do ta quaja normal komunikimin me anëtarë të krimit të organizuar. Por nuk mund
të jap një gjykim përfundimtar për rrethanat në të cilat bëhet politika vendore
në Shqipëri. Unë për vete nuk kam kontakte me krimin e organizuar dhe përpiqem
që të mos kem kontakte aspak me persona, që janë vërtetuar se janë të lidhur me
krimin.
Gazetari gjerman i “Bild”, Peter Tiede, i cili publikoi 6 përgjime nga dosja 339, ka deklaruar se ka të tjera përgjime dhe do t’i publikojë në ditët në vazhdim. Në një lidhje me emisionin “Të Paekspozuarit” në News 24, Tiede tha se i ka marrë materialet e përgjimeve nga kontaktet që ka në Shqipërisë.
“Unë kam pasur kontakte me hetues dhe policë shqiptarë të detyruar të largohen nga Shqipëria, me hetues, oficerë të policisë gjyqësore. Besoj që rastin Tahiri e njihni më mirë se unë. Unë e disponoj dosjen të plotë. Kemi materiale të tjera që do i botojmë. Ka më shumë materiale, nuk do t’i them tani se sa dhe çfarë. Për ne nga këndvështrimi gjerman çështja që diskutohet është nga politika e brendshme, se a mund të pranohet një vend si Shqipëria në BE.” – tha Tiede
E përditshmja e madhe gjermane, “Die Welt”,
ka publikuar ditën e sotme një botim special të përbërë nga më shumë se 20
artikuj dhe pothuajse 30 intervista rreth vendit tonë.
Të gjithë këto artikuj arrijnë në një
konkluzion të vetëm: Shqipëria, e quajtur nga “Die Welt” si dikur kandidati më
pak probabël, sot e meriton më shumë se kushdo tjetër të bëhet pjesë e
Bashkimit Europian.
“Nuk them asgjë të re, teksa pranoj që Shqipëria ka hedhur hapa të mëdhenj përpara”. Me këtë frazë të Kancelares Anxhela Merkel, “Die Welt” nis specialen e saj.
Çfarë mundet t’i ofrojë BE-së një vend i vogël si Shqipëria, me ekonominë e saj mikroskopike krahasuar me bllokun e Unionit? “Die Welt” përgjigjet se: “Shqipëria ofron një recetë të jashtëzakonshme bukurie, historie dhe klime, me një potencial të jashtëzakonshëm turistik. Ofron dalje në det, stabilitet politik, një stil europian jete, por mbi të gjitha, ka dëshmuar gatishmërinë për t’u përshtatur, veçanërisht sa i përket 5 përparësive kryesore të BE-së: administrata publike, shteti ligjor, korrupsioni, krimi i organizuar dhe të drejtat e njeriut”.
Në vijim, gazeta gjermane ndalet tek ekonomia. “Sistemi bankar, më i shëndetshëm se kurrë më parë, në vitin 2018 njohu 147 milionë euro përfitime. Kreditë e këqija, nga ana e tyre ranë nga 25% e totalit në vitin 2015, në 11% në 2019-n. Papunësia, nga 18,7% në 12,3%, me projeksionin për t’u ulur në vijim në 8%, më mirë se shumë prej vendeve anëtare”.
E gjitha kjo, në një vend që që prej vitit
1992, ka 18-fishuar Prodhimin e tij të Brendshëm Bruto. Ndaj, “Standard &
Poor” jep një parashikim pozitiv për të ardhmen e vendit, duke paralajmëruar
një rritje të vlerësimit, e duke nënvizuar se rritja do të mbetet më e lartë se
4% në vit deri të paktën në 2022.
Në ciklin dedikuar turizmit, “Die Welt” shkruan për “një vend përrallor mesdhetar, me plazhe idilike, por jo të mbipopulluara (të paktën deri tani)”, e që ka shumë se çfarë do të ofrojë veç peisazheve të veta. “Tirana, kryeqyteti, i është nënshtruar një rilindje të plotë urbane, që ka transformuar grinë e zymtë të komunizmit në një të tashme të mbushur me ngjyra, festa dhe jetë kulturore”.
Sipas të përditshmes, për të arritur
objektivin e 10 milionë turistëve në vit, Shqipërisë i duhen ende investime në
infrastrukturë. Por, vendi është në rrugën e duhur. Rruga e Arbrit, një
investim prej 250 milionë eurosh, po realizohet pas 20 vitesh premtime. Janë në
plan për t’u ngritur dy aeroporte të rinj, në Kukës dhe në Vlorë, ndërsa
hekurudhat e degraduara të komunizmit më në fund po rehabilitohen, me
investimin për linjën elektrike Tiranë-Rinas-Durrës e planin për dy lidhje të
reja me Malin e Zi e Greqinë. Megjithatë, për Shqipërinë, një potencial i
shkëlqyer vjen nga projektet europiane, mbi të gjitha Korridori i Kaltër që e
lidh me Kroacinë e më tej.
Tek energjia, “Die Welt” veçon faktin që
Shqipëria është ndër vendet e pakta në të gjithë botën që prodhon energji
pothuajse 100% të rinovueshme, e se kapacitetet janë duke u rritur vit pas
viti. Me zbulimin e ri të bërë nga “SHELL” së fundmi, Shqipëria mund të
shndërrohet në një eksportues kryesor europian të naftës dhe gazit natyror,
vijon gjermania.
Pavarësisht të gjitha këtyre arritjeve, një sfidë e veçantë në luftën kundër pabarazisë mbetet gjithpërfshirja dhe ilaçi për këtë është programi i “100 fshatrave”. “Një program unik, që promovon turizmin rural, por mbi të gjitha ofron incentiva të qarta për zgjerimin e industrisë së agroturizmit dhe artizanatit”.
Shumë e veçantë pikëpamja e “Die Welt” sa i përket krimit të organizuar. “Kur Shqipëria hapi kufijtë e saj në vitin 1991, turistët nisën të vijnë dhe qytetarët e saj të largohen drejt vendeve të Europës, deri atëherë të ndaluara për ta. Midis të larguarve ishin edhe kriminelët, që panë një mundësi për të zgjeruar aktivitetet e tyre të jashtëligjshme.
Kriminelët e rikthyer shpesh janë bërë më të sofistikuar pasi kanë mësuar prej bosëve të krimit jashtë vendit, ndaj edhe puna për të luftuar krimin e organizuar është bërë shumë më e vështirë. Edhe pse Shqipëria ka shpesh një etiketë të keqe, bashkëpunimi ka sjellë fryte. Përshembull, sasia e kanabisit me prejardhje shqiptare të kapur në Itali ra me 81% nga 2017-ta në 2018-n”, thekson “Die Welt”.
Për të përditshmen gjermane, edhe reforma në drejtësi është një përvojë unikale midis vendeve kandidate për anëtarësimin. “Gjysma e prokurorëve dhe gjykatësve janë eliminuar nga sistemi, ndërsa po krijohet një agjensi e re, si FBI që do të ketë detyrën e posaçme për të hetuar politikanët, zyrtarët e lartë dhe krimin e organizuar”.
Ciklin e saj të intervistave, “Die Welt” e nis me Kryeministrin Edi Rama, i cili pyetet për mundësinë e hapjes së negociatave. “Duhet të saktësoj se ne nuk pretendojmë të anëtarësohemi në BE që tani, ne thjesht duam hapjen e negociatave. Koha për t’u anëtarësuar do të vijë më vonë. Është si të planifikosh një martesë, por jo të martohesh menjëherë. Kjo e bën të gjithë këtë situatë edhe më fruestuese dhe edhe më absurde sepse ndërsa kemi bërë gjithçka që na është kërkuar për hapjen e negociatave, trajtohemi sikur duhet të vendoset që tani nëse do të jemi apo jo pjesë e Unionit. E kjo është thjesht e pavërtetë”.
Rama thekson rëndësinë që ka për të gjithë vendet e rajonit dhënia e një sinjali pozitiv, që të dëshmojë se Europa është e përkushtuar ndaj Ballkanit Perëndimor. Për “Die Welt”, e veçantë është pikëpamja e Ramës për Kancelaren Merkel. I pyetur për të, Rama thekson se: “Kancelarja Anxhela Merkel është e papërsëritshme dhe ajo ka një vizion tejet të qartë rreth Ballkanit, rreth të shkuarës dhe të ardhmes së këtij rajoni. Kjo është arsyeja përse ajo ka qenë dhe mbetet kampionia jonë”.
Mes të tjerave, “Die Welt” interviston edhe ambasadorin e BE-së në Tiranë, Luigi Soreca. “Shqipëria ka bërë një progres të qënësishëm gjatë dy viteve të fundit, sidomos në reformën në drejtësi, që është thelbësore për të ardhmen e vendit. Ndaj i bëj thirrje investitorëve të huaj se nuk duhet të fokusohen tek problemet, por tek mundësitë që ofron Shqipëria. Edhe në këtë situatë politike të vështirë, rritja ekonomike është tejet e lartë, shumë më e lartë se disa nga vendet europiane. Kështu vazhdon prej disa vitesh dhe parashikimet janë pozitive. Ka shumë potencial për një rritje të mëtejshme”, thekson Soreca.
Pak orë pas publikimit të pesë audio-përgjimeve nga gazeta Gjermane “Bild”, Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimin në lidhje me të dhënat e publikuara në media për çështje të hetuara nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda.
Sipas njoftimit zyrtar të Prokurorisë, hetimet synojnë të nxjerrin në pah arsyet e publikimit në mënyrë të paligjshme të këtyre përgjimeve që i përkasin çështjes nr 399.
“Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka nisur hetimet në lidhje me të dhënat e publikuara në media për çështje të hetuara nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda”.
“Hetimet e filluara kryesisht, synojnë të nxjerrin në pah arsyet e publikimit në mënyrë të paligjshme të këtyre përgjimeve që i përkasin çështjes 339. Prokuroria do ndjekë me vëmendje rastin duke kryer veprime konkrete për zbardhjen e çështjes”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë së Tiranës.
Në një artikull të botuar të mërkurën Gazeta
Tema shkruan se publikimi i përgjimeve në gazetën gjermane nuk është i rastësishëm,
por lidhet me vizitën e kreut të PD-së Basha, në Gjermani.
Madje në artikull shkruhet se përgjimet janë përgatitur
nga montazhieri i PD-së.
Shkrimi i plotë i gazetës Tema:
Përgjimet e “Bild” për blerje votash në
Durrës, u paralajmëruan që një ditë më parë nga mediat pranë PD-së, të cilat
ishin në dijeni të kësaj gjëje.
Përveç faktit që publikimi i këtyre përgjimeve
“rastësisht” përkoi me vizitën e Bashës në Gjermani, burime për CNA.al bëjnë të
ditur se në fakt është vetë Luli ai që i ka çuar përgjimet te gazetari i
“Bild”.
Përpara se Lulzim Basha të ikte në Gjermani,
montazhieri i Partisë Demokratike i përgatiti të gjithë materialin, në dy
gjuhë, të plotë.
Është vetë kreu i Partisë Demokratike, Lulzim
Basha ai që ia ka dërguar materialin e plotë gazetarit gjerman.
Dhe mesa duket përtej një bombë mediatike kemi
një përgjim në duart e Prokurorisë së Adriatik Llallës, që Luli po e përdor si
“bombë” në mediat e huaja.
Prokuroria e Llallës fillimisht i ka vënë në
dispozicion këto përgjime në dispozicion të gazetarëve pranë PD-së, si në
rastin e Klodiana Lalës, që më pas i publikoi tek “Zëri i Amerikës”.
Ndërsa më pas, këto përgjime janë dorëzuar në
vetë zyrën e Lulzim Bashës.
Zyrë e cila tani është bërë si zyrë shtypi, që shpërndaj materiale hetimore për mediat e huaja, me shpresë se në këtë mënyrë do të arrijë të rrëzojë qeverinë.(TemA)
Për shkrimin e gazetës gjerman “Bild” ku e cilësonte Shqipërinë si një vend në kaos, protesta të dhunshme dhe që qeveriset nga gangsterët ishte një nga diskutimet me kryeministrin Rama në Opinion. Rama tha se nuk mund të komentojë një shkrim që është bazuar vetëm në burimet e Manjani dhe Collaku.
“Nuk kam me Bild-in asnjë gjë, këtë e ka shkruar Ylli Manjani dhe Collaku, janë këta të dy që janë furnizuesit dhe autorët e këtij teksti. Ka bërë një publikim bazuar në këto burime, shqiptarët e dimë mirë se çfarë përfaqësojnë këto burime, gazetari i BILD ka marrë këto burime të shquara dhe unë nuk kam çfarë t’i them.” – tha Rama
Bild shkruan se më 11 shtator të vitit 2016, Rama i telefonoi kreut të një komisioni zgjedhor rajonal për të pyetur nëse zgjedhjet kishin shkuar ashtu siç ishte diskutuar. Përgjigja e drejtuesit të zgjedhjeve: Po, shef, gjithçka siç e kemi diskutuar. A është bërë kjo bisedë?
“Nëse nga dhjetëra e mijëra biseda që unë bëj ju më kërkoni diçka që unë nuk e gjej dot. Por kurrë nuk ka ndodhur që unë të merrem me këto pisllëqe të cilat kanë marrë përsipër t’i pastrojnë ata që janë shkaku kryesor i krijimit të këtij pisllëku. Unë nuk kam asnjë problem që të përballem me çdo lloj hetimi. Nuk mundet kurrë të shkëpusësh një fjali dhe të ngresh një kauzë.” – tha Rama
Qeveria ka reaguar ditën e sotme për shkrimin në gazetën gjermane “Bild” ku e cilësonte Shqipërinë “një kaos të vërtet që qeveriset nga gangsterë”. Deputetja e PS-së, Blerina Gjylameti tha se shkrime të tilla dëmtojnë imazhin e vendit dhe janë të sponsorizuar nga opozita për të fshehur mungesën e saj të vizionit për të ardhmen.
Gjylameti tha se opozita kërkon që të botojë edhe në gjuhë të huaj shpifjet që reciton çdo ditë për të baltosur edhe më shumë Shqipërinë.
“Ata që paguajnë para për të nxirë imazhin e Shqipërisë në Botë, për të goditur ekonominë dhe turizmin, sot dalin dhe rrahin gjoksin krenarë për zullumet që i bëjnë Shqipërisë. Është e vërtetë, artikuj si ai i djeshmi në gazetën gjermane, i bëjnë dëm imazhit të vendit jashtë.
Në Shqipëri askush nuk beson vërtetësinë e një artikulli ku dëshmitarë janë një ish ministër i opozitës dhe një gazetar i oborrit të opozitës. Fatkeqësisht, prej parave të pista, të ardhura nga vende të huaja (dhe kjo pistë është nën hetim serioz), përfaqësues të opozitës duan thjesht dhe vetëm të botojnë në media ndërkombëtare baltën dhe shpifjen që recitojnë çdo ditë në Shqipëri.
Kjo është strategjia e opozitës, e cila pa vizion dhe program për të ardhmen do vetëm të djegë e të shkrumbojë të tashmen.”