Shkrimi në Bild, PS: E sponsorizuar nga opozita

POLITIKË


Qeveria ka reaguar ditën e sotme për shkrimin në gazetën gjermane “Bild” ku e cilësonte Shqipërinë “një kaos të vërtet që qeveriset nga gangsterë”. Deputetja e PS-së, Blerina Gjylameti tha se shkrime të tilla dëmtojnë imazhin e vendit dhe janë të sponsorizuar nga opozita për të fshehur mungesën e saj të vizionit për të ardhmen.

Gjylameti tha se opozita kërkon që të botojë edhe në gjuhë të huaj shpifjet që reciton çdo ditë për të baltosur edhe më shumë Shqipërinë.


“Ata që paguajnë para për të nxirë imazhin e Shqipërisë në Botë, për të goditur ekonominë dhe turizmin, sot dalin dhe rrahin gjoksin krenarë për zullumet që i bëjnë Shqipërisë. Është e vërtetë, artikuj si ai i djeshmi në gazetën gjermane, i bëjnë dëm imazhit të vendit jashtë.

Në Shqipëri askush nuk beson vërtetësinë e një artikulli ku dëshmitarë janë një ish ministër i opozitës dhe një gazetar i oborrit të opozitës. Fatkeqësisht, prej parave të pista, të ardhura nga vende të huaja (dhe kjo pistë është nën hetim serioz), përfaqësues të opozitës duan thjesht dhe vetëm të botojnë në media ndërkombëtare baltën dhe shpifjen që recitojnë çdo ditë në Shqipëri.

Kjo është strategjia e opozitës, e cila pa vizion dhe program për të ardhmen do vetëm të djegë e të shkrumbojë të tashmen.”




Skip to toolbar