Vlorë: Qëllohet me armë një mjet në lëvizje, s’ka viktima!

Vlora ka qenë sërish në qendër të kronikës pasidten e kësaj të diele, pasi në vendin e quajtur “Ura e Mifolit”, është qëlluar me armë në drejtim të një mjeti.

Sipas informacionit paraprak, i shpërndarë nga Policia e Vlorës, nuk ka pasur të lënduar nga të shtënat me armë, por drejtuesi i mjetit, shtetasi me inicialet R.A 33 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga e për pasojë ka marrë lëndime të lehta.

“Në vendin e quajtur “Ura e Mifolit” Novoselë, në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtohej nga shtetasi R.A., 33 vjeç, banues në Vlorë, i cili ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga duke pësuar lëndime të lehta”.

“Nuk ka të lënduar me armë zjarri. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen hetimet në lidhje me zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave”

“Po punohet nëpërmjet kontrollit të territorit dhe veprimeve të tjera hetimore për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”, thuhet në njoftimin e Policisë Vlorë.

Lëvizte me armë në Vlorë, arrestohet 36 vjeçari

Policia e Vlorës ka parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale duke arrestuar në flagrancë një person me armë zjarri në brez.

Gjatë patrullimit policia e Vlorës ka pikasur një person të dyshimtë, i cili është larguar me vrap sapo ka parë policinë. Kjo ka bërë që efektivë blu të vihet në ndjekje të tij.

Pas kapjes është vënë re se shtetasi me iniciale Q.M, 36 vjeç, banues në Vlorë, lëvizte me një armë zjarri në brez, tip pistoletë me 8 fishekë, që u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprime të mëtejshme.

VlorëPolicia parandalon një ngjarje të mundshme kriminale duke arrestuar në flagrancë një person me armë…

Publiée par Policia e Shtetit sur Mardi 30 avril 2019

Fidanë droge gati për kultivim, një i arrestuar në Vlorë

Policia e Vlorës ka arrestuar një 57 vjeçar për kultivim të lëndëve narkotike, ndërsa po ndjek në gjendje të lirë edhe kryeplakun e fshatit.

Në vijim të kontrollit të territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e policisë në fshatin Treblovë të Selenicës, kanë konstatuar pranë një përroi rreth 400 fidanë kanabis, gati për t’u kultivuar.

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin me iniciale K.V., 57 vjeç i dyshuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, ndërsa ka nisur po procedon në gjendje të lirë kryeplakun e fshatit, shtetasin me iniciale B.M., 61 vjeç, për veprën penale “Shpërdorim detyre”. Kryeplaku akuzohet se nuk ka përmbushur detyrat për kontrollin e territorit.

Vlorë – Vijojnë kontrollet e territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike- Goditet një tentativë për…

Publiée par Policia e Shtetit sur Samedi 27 avril 2019

Humb bashkëshorten, hidhet nga ballkoni 30-vjeçari në Vlorë

Një 30 vjeçar i ka dhënë fund jetës së tij në kushtet e depresionit të rëndë në qytetin e Vlorës.

Viktima i identifikuar me inicialet M.G., 30 vjeç, është hedhur nga ballkoni, nga kati i 9-të i banesës ku jetonte. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Pavarësia 3” rreth orës 19:30.

Mësohet se më herët 30-vjeçari ka humbur bashkëshorten dhe ishte në depresion, çka mund ta ketë shtyrë të ndërmarrë këtë akt. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Aksion kundër “piratëve” të Vlorës, 2 të arrestuar

Policia e Vlorës ka bërë të mundur arrestimin e dy personave dhe ka shpallur në kërkim dy të tjetër, të cilët akuzohen për vjedhje të disa banesave. Gjatë operacionit të koduar “Piratët”, policia ka bërë të munduar arrestimin e në flagrancë i shtetasve M.H., 29 vjeç, E.K., 25 vjeç, me banim në Vlorë, si dhe shpallja në kërkim e A.M dhe L.H.

Shtetasit M.H dhe E.K, janë kapur në flagrancë në lagjen “28 Nëntori” duke vjedhur në një banesë. Ndërsa shtetasit A.M dhe L.H, pjesëtarë të grupit, në të njëjtën kohë kanë hyrë për të vjedhur në një supermarket, ku dhe kanë mundur të largohen duke marrë vetëm steka me cigare.

Në vijim të operacionit, nga veprimet hetimore intensive, janë zbardhur edhe 12 vjedhje të ndodhura në kohë të ndryshme, që dyshohet se janë kryer nga këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, të listuar si më poshtë:

Më datë 16.04.2019, është vjedhur banesa e shtetasit S.M, në lagjen “29 Nëntori”.

Më datë 07.04.2019, është vjedhur banesa e shtetasit I.M, në lagjen “Isa Boletini”.

Më datë 30.03.2019, është vjedhur banesa e shtetasit L.Sh, në lagjen “Lef Sallata”.

Më datë 30.03.2019, është vjedhur banesa e shtetasit P.K, në lagjen “Isa Boletini”.

Më datë 15.03.2019, është vjedhur banesa e shtetasit A.H, në lagjen “Pavarësia”.

Më datë 11.03.2019, është vjedhur banesa e shtetasit G.K, në lagjen “Hajro Çakërri”.

Më datë 07.03.2019, është vjedhur banesa e shtetases L.Sh, në lagjen “24 Maji”.

Më datë 05.03.2019, është vjedhur banesa e shtetasit B.T, në lagjen “1 Maji”.

Më datë 25.02.2019, është vjedhur banesa e shtetasit M.K, në lagjen “Hajro Çakërri”.

Më datë 15.02.2019, është vjedhur banesa e shtetasit K.B, në lagjen “15 Tetori”.

Më datë 14.02.2019, është vjedhur banesa e shtetasit F.F, në lagjen “24 Maji”.

Më datë 14.02.2019, është vjedhur banesa e shtetasit M.P, në lagjen “28 Nëntori”.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tyre për veprën penal.

VlorëFinalizohet operacioni policor i koduar "Piratët"Operacioni nga Seksioni i Krimeve në bashkëpunim me Patrullën…

Publiée par Policia e Shtetit sur Jeudi 18 avril 2019

Lorik Cana përgatit tjetër investim për fëmijët!

Fondacioni sportiv “Lorik Cana 5” vijon të japë kontributin e tij për zhvillimin e futbollit në vend, duke përgatitur investimin për një tjetër projekt sportiv.

Pas Elbasanit dhe Shkodrës, dy qytet ku tashmë janë bërë realitet ndërtimi i dy fushave sportive për fëmijët e kopshteve, radha është e qytetit të Vlorës, që të ketë një fushë sportive për fëmijët.

Bëhet fjalë për kopshtin e shkollës “Ismail Qemali”, ku fondacioni “Lorik Cana 5”, ka vendosur të investojë për ndërtimin e një terreni sportiv, ku fëmijët do të mund të luajnë futboll.

Ish-kapiteni i kombëtares shqiptare, Lorik Cana, ka qenë i pranishëm në qytetin e Vlorës, ku ka pasur një takim me kryetarin e bashkisë, Dritan Leli, për të konkretizuar këtë bashkëpunim.

“Kam gjetur prej fillimit një partner që ka shprehur dëshirë të madhe që të takohemi sa më shpejt, për të bërë realitet prezencën e programit tonë. Qëllimi është që të shrihet në të gjitha vendet ku jetojnë bashkëkombasit tanë.

Në momentin që ne po pasqyrojmë prezencën tonë në qytete të ndryshme të Shqipërisë, kemi njerëz që na shkrujnë për qytetet e tyre. Ne kemi pasur një prezencë në qytetet që janë të mëdha. Investimi që mund të bëj unë dhe fondacioni, është që të investojmë në rininë tonë”, tha ndër të tjera Lorik Cana.

“Do doja që ky projekt të jetë fillesa e zhvillimit të projekteve të tjera në të ardhme. E rëndësishme është idea pozitive. Nën patronazhin e Lorik Canës kjo ide do të kthehet në nismë kombëtare dhe mbarëkombëtare.

Kjo nismë do të ketë sukses në të ardhmen. Orientimi i fëmijëve drejt sportit është një garanci se kur ata të rriten do të jenë më të suksesshëm”, ka thënë ndër të tjera Dritan Leli.

Qarkullonte me armë në qytet, ja momenti kur arrestohet

Policia e Vlorës, pas marrjes së një denoncimi nga qytetarët, ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të një qytetari, i cili lëvizje me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në një lokal në zonën e Ujit të Ftohtë, ku i riu sapo ka parë policinë ka tentuar të largohet.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje, ku kanë bërë të mundur kapjen në flagrancë të shtetasit me iniciale E.H., 29 vjeç, banues në Vlorë.

29 vjeçari, gjatë tentativës për t’i shpëtuar Policisë, ka hedhur në tokë armën e zjarrin tip pistoletë CZ-P09, me 16 fishekë. Ai ka qenë edhe më parë i dënuar për armëmbajtje pa leje në vitin 2012.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Vlorë, deti nxjerr në breg një kufomë

Pas lajmërimit nga disa peshkatarë të zonës, policia e Vlorës ka konstatuar me trupin e pajetë të një shtetasi në plazhin e Zvërnecit.

Policia e ka identifikuar viktimës si shtetasin me iniciale I.I., 56 vjeç, i cili dyshohet se vuante nga problemet mendore dhe ishte endacak.

Shpërthen nga tritoli lokali në Vlorë

Një shpërthim me eksploziv ka tronditur Vlorën gjatë natës. Policia bën të ditur se shpërthimi ka ndodhur rreth orës 03:35 të natës në një lokal në lagjen “Rilindja” të qytetit bregdetar. Mësohet se përveç dëmeve materiale, fatmirësisht si pasojë e shpërthimit nuk ka dëme në njerëz.

Lokali ku ka shpërthyer eksplozivi është në pronësi të shtetasit S.Z.

Policia menjëherë ka shkuar në vendngjarje dhe është duke punuar për shkaqet e shpërthimit me eksploziv të lokalit si dhe për kapjen e autorit/ëve.

Vlora u zgjua sot kështu

Shiu i dendur gjatë natës së mbrëmshme ka bërë që shumë rrugë të qytetit të Vlorës të përmbyten.

Siç e shikoni dhe nga fotot e mëposhtme, shumë rrugë kanë qenë të pakalueshme për shkak të përmbytjes nga uji.

Lagjja “28 Nëntori”, lagjja “Pavarësia”, “Skelë” dhe disa akse rrugore janë nën ujë.

Skip to toolbar