Tahiri kërkon pafajësi në Apel

AKTUALITET


Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka ankimuar të enjten vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda për dënimin me 3.4 vite shërbim prove për akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe lejimin e kanabizimit të vendit.

Tahiri ka ankimuar këtë vendim dhe i është drejtuar Gjykatës së Apelit ku kërkon pafajësi.


Më 19 shtator Gjykata e Krimeve të Rënda dha dënimin për  ish–ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin me 5 vite burg. Për shkak se ish-ministri përfiton gjykim të shkurtuar dhe rrjedhimisht përfiton ulje të 1/3 së dënimit, vitet e burgut do të konvertohen në 3 vite shërbim prove.

Por sipas vendimit, Tahiri për 5 vite nuk duhet të kryejë funksione publike. PD e quajti këtë vendim të turpshëm. Një ditë më parë ankimuan vendimin edhe avokatët e Jaled Çelës, i cili u dënua me 3.4 vite burg. Edhe ish-kryepolici, tashmë në arrati kërkon pafajësinë.




Skip to toolbar