Takimi/ Shalsi zbardh bisedën me Yuri Kim: Fokusi, mbështetja financiare për të gjitha reformat

Më të fundit


Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Eduard Shalsi zbardhi fokusin e takimit me ambasadoren Yuri Kim.

Shalsi u shpreh se fokusi i bisedave ishte mbështetja financinare për reformat.


“Patëm një bisedë konstruktive dhe e vura në dijeni mbi prioritetet e komisionit të Ekonomisë dhe Financave. Ku prioriteti numër 1 do jetë diskutimi intensiv për buxhetin e vitit 2023. Komisioni ynë mbikëqyr dhe monitoron Autoritetin e Konkurrencës. Natyrisht që tema e diskutimit ishte dhe mbështetja financiare për reformat që duhet të vijojnë mbi të gjitha të asaj të reformës në Drejtësi.

Mazhoranca si nismëtare e reformës në Drejtësi është e interesuar të shohë një sistem akoma më efikas,”- tha ai.




Skip to toolbar