Të shtëna me armë në afërsi të Piramidës, një i vrarë

AKTUALITET


Ka ndërruar jetë në spital personi i plagosur pak minuta më parë tek Rruga e Elbasanit.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm rreth orës 9:00 pranë Piramidës, në një kohë me lëvizje të shumta. Personi, rreth 50 vjeç, identifikuar si Behar Sofia, mori dy plumba dhe megjithëse u transportua në spital, nuk ka mundur të mbijetojë.


Në vendin e ngjarjes ka shkuar drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi, ndërsa dyshohet se bëhet fjalë për një person të njohur për policinë.




Skip to toolbar