“Topi i Artë”, si votoi gazetari shqiptar!

AKTUALITET


Lionel Messi është padyshim futbollisti më i mirë i Botës. Juria e përbërë nga 176 gazetarë nga e gjithë bota zgjodhi “yllin” argjentinas si fitues të “Ballon d`Or”. Ky është trofeu i gjashtë për Messin, duke vendosur një rekord të ri si fitues i “Topit të Artë”.

Shqipëria përfaqësohet në këtë event me gazetarin Besnik Dizdari, që është gjithashtu kryetar i Shoqatës së Gazetarëve Sportivë në Shqipëri. Dizdari i dha maksimumin e pikëve Cristiano Ronaldos, ndërsa në vendin e dytë zgjodhi mbrojtësin e Liverpool Virgil Van Dijk.


Vota e Dizdarit për vendin e tretë i shkoi Lionel Messit, fituesit të Topit të Artë, ndërsa në vend të katërt dhe të pestë, gazetari shqiptar zgjodhi Alison Beker dhe Mohamed Salah. Për herë të parë këtë sezon u dha dhe trofeu “Lev Jashin”.

Besnik Dizdari i dha shumicën e votave Alison Beker, fituesit të këtij trofeu, ndërsa në vend të dytë votoi portierin e Barcelonës Ter Stegen, ndërsa në vendin e tretë zgjodhi portierin e Bayern, Manuel Neuer.




Skip to toolbar