Tragjedi në Gramsh, babai mbytet në liqen me dy djemtë dhe nipin

AKTUALITET


Një tragjedi e rëndë ka ndodhur mbrëmje e sotme në Liqenin e Banjës në Gramsh.

Burime zyrtare nga policia lokale kanë bërë ditur se, 4 persona, babai me dy djemtë dhe një kushëriri i tyre janë futur në liqen dhe nuk kanë dalë më.


Rreth orës 19:00, Salla Operative e Komisariatit të Policisë Gramsh ka marrë një telefonatë se 4 shtetas dyshohet se janë mbytur në Liqenin e Hidrocentralit të Banjës.

Katër viktimat janë identifikuar si Arben Zogu 46 vjeç  dhe dy djemtë e tij, Ruben dhe Esti Zogu dhe nipi i 46-vjeçarit, Melsi Zogu 20-vjeç.




Skip to toolbar