U kap i dehur në timon, Aleksandër Gjoka para gjykatës

AKTUALITET


Një ditë pas arrestimit, këngëtari i njohur Aleksandër Gjoka pritet të dalë para Gjykatës, ku do të jepet edhe masa e sigurisë.

Prokuroria mësohet se ka kërkuar masën ‘detyrim paraqitje’ për rokerin, i cili u arrestua dje pasi akuzohet se drejtonte mjetin në gjendje të dehur. Siç bëri me dije dje policia, këngëtari u ndalua të hënën rreth orës 00:15 në rrugën “Sotir Caci” duke drejtuar mjetin veturë, tip ‘Chevrolet”.

Pas testimit me aparat “Drager”, nga shërbimet e Policisë Rrugore rezultoi se Gjoka drejtonte mjetin në gjendje të dehur në masën 0.66 mg/l, ndërkohë që blutë më pas bënë arrestimin e tij pasi akuzohet për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.



Skip to toolbar