U kap si pjesë e kartelit shqiptar të drogës në ‘Los Blancos’, gjykata cakton burg me afat për një prej të arrestuarve (Emri)

AKTUALITET


40 ditë burg është afati i caktuar nga gjykata Penale e Tiranës për Gentian Manajn, i arrestuan në kuadër të operacionit “Los Blancos”.

Gentian Manaj ishte pjesë e kartelit shqiptarë të drogës, që merrej me trafikun nga vendet e Amerikës Latine në drejtim të vendeve të Bashkimit Europian.


Karteli shqiptar i drogës u shkatërrua nga Prokuroria e Firences, e cila firmosi 30 urdhër arreste. Hetimet nisën në vitin 2015 pas një sherri në një lokal në Firence, pasi njëri nga të arrestuarit kishte një celular’ blackberry’ në te cilin u gjetën bisëdat e trafikantëve.

Gjatë operacionit ranë në pranga 5 shqiptarë të cilët u prangosën në vendin tonë, ndërsa 5 të tjerë u prangosën jashtë shqipërie. Gentian Manaj u arrestua për llogari të autoriteteve italiane.

Togat e zeza caktuan masën e sigurisë me afat, për shkak se pritet që të vijnë fashikujt e dosjes nga drejtësia e vendit fqinj.




Skip to toolbar