U përplas nga ish-kryetari i Bashkisë së Himarës, ndërron jetë 17-vjeçari 

AKTUALITET


Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në Llogara pranë fushës së sportit rreth orës 17:00, ku 17-vjeçari Elio Hamiti u përplas me automjetin tip “Benz nga ish-kryetari i bashkisë së Himarës, Vasil Bollano.

17-vjeçari u dërgua në spitalin e Traumës në Tiranë, në gjendje kome, por gjatë natës ai nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.


Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin.




Skip to toolbar