Veliaj, me “vëzhguesin” e veçantë: Mos përto! Merr pak minuta dhe voto

Më të fundit


Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, njëherësh kandidat për Bashkinë në Tiranë është duke e ndjekur procesin zgjedhor në shtabin e PS-së me një shoqërues të veçantë.

Është në shoqërinë e djalit të tij, Kajan, dhe bashkëshortes Ajola Xoxa. Kur na ndajnë më pak se një orë nga mbyllja e votimeve, në 19:00, Veliaj ka bërë thirrje për të votuar.


“Na erdhi një “vëzhgues” në shtab. Ka edhe 1 orë kohë për të votuar! Mos përto! Merr pak minuta dhe VOTO! Vetëm kështu mund të thuash nesër se edhe ti dhè një kontribut për transformimin e qytetit! Forca miq!”, shkruan Veliaj.




Skip to toolbar