Veliaj si Rama: Në 2020 do punojmë për fëmijët

AKTUALITET


Pas premtimit të kryeministrit Rama i cili shkroi mëngjesin e së martës se 2020 do të jetë një vit ku qeveria do të punojë më shumë për fëmijët, vjen dhe premtimi i njejtë i kryebashkiakut Veliaj. Ai premton se në kryeqytet do të ketë më shumë hapësira ku jo vetëm të studiojnë fëmijët, por edhe ku të argëtohen. Përmes një postimi një Facebook, Veliaj thekson se çdo projekt i Bashkisë do të jetë miqësor me fëmijët.

“Fëmijët dhe mënyra se si ata e shohin botën kanë qenë gjithmonë prioritet për ne.  Ndaj në Tiranën e 2020, jo vetëm që do të krijojmë më shumë hapësira ku fëmijët të studiojnë e argëtohen, por çdo projekt i Bashkisë Tiranë do të jetë miqësor me fëmijët”, thekson Veliaj.


Sipas tij, Tirana ia ka dalë që në katër vite e gjysmë të shndërrohet në një qytet miqësor me fëmijët duke i vendosur ata në qendër të çdo politike të ndërmarrë nga ana e Bashkisë.




Skip to toolbar