Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi të martën një vizitë në Komunitetin Mysliman me rastin e Fiter Bajramit. Në fjalën e tij për gazetarët, përveç urimit për festën e Bajramit, Veliaj ka dhënë edhe një mesazh për politikanët dhe veçanërisht për përfaqësuesit e opozitës.
“Pasi japin mend në trotuarin përballë (te parlamenti) kalojnë rrugën këtu dhe pastaj gjuajnë me tulla dhe gurë policët. Duhet të reflektojmë. Është shumë e rëndësishme që të jetojmë jetën që predikojmë, si nga kjo anë trotuarit ashtu edhe nga ana tjetër. Të nxjerrim mësime nga komunitetet fetare që bëjnë thirrje për vëllazëri dhe bashkëpunim. Paçi paqe të gjithë më shumë dashuri. Ky qytet ka 1 milion banorë po mund ta ruajë unitetin. Qofshi të gjithë të lumtur”, tha Veliaj.