“Votat e mia u vodhën”/ Kalaja për hetimin e KAS: SPAK nuk donte të hetonte, GJKKO i caktoi 7 detyra

Më të fundit


GJKKO vendosi këtë të enjte, 20 nëntor, hapjen e hetimeve ndaj Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), pas kallëzimit të kandidatit të Partisë Demokratike në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja, i cili akuzon institucionin për shpërdorim detyre.

Kalaja pretendon se gjatë procesit të zgjedhjeve të 11 majit votat e tij janë manipuluar dhe se rinumërimi i pjesshëm ka zbuluar parregullsi që ndikuan deri në lëvizjen e mandateve.

Në një intervistë për “Real Story” në ABC News, ai deklaroi se vendimi i GJKKO-së konfirmon se nuk bëhet fjalë për “gabim njerëzor”, por për dyshime për “krim zgjedhor”, ndërsa tashmë SPAK është i detyruar të zhvillojë hetime të thelluara, përfshirë edhe marrjen e pamjeve audio e video të procesit të numërimit.“Për  këtë proces unë kam vënë në lëvizje Gjykata Kushtetuese sepse vë në dukje pa rregullsi në procesin ligjor. Kam nisur një betejë administrative për KAS, e cila nuk më kërkoi mua për të numëruar votat e mira. Për këtë kam bërë kallëzimin, për arsye se ata kanë shkelur ligjin në disa momente dhe këtë e thotë edhe GJKKO.

Në rinumërimin e pjesshëm mua më kishin vjedhur disa vota. Nga procesi i rinumërimit lëvizi mandat në qarkun e Fierit. E gjithë retorika, narrativa e KAS ishte se ishte gabim njerëzor dhe jo krim zgjedhor. SPAK refuzoi dy herë që të hetonte zgjedhjet. Gjykata e vendosi që nuk ishte gabim njerëzor, por krim zgjedhor.

SPAK nuk e hetoi çështje, nuk kishte vullnet për të hetuar çështjet zgjedhore. Hera e parë që do të hetohet për krim zgjedhor. Gjykata e ka detyruar SPAK të hetojë për dy vepra, krim i organizuar dhe krim zgjedhor. Gjykata tha se këtu ka krim me zgjedhjet, dhe i ka caktuar prokurorisë 7 detyra për hetim për zgjedhjet. Kërkohet të hapen kamerat me audio dhe video, gjatë numërimit të votave”, tha Aulon Kalaja.



Skip to toolbar