Vrau kolegun brenda komisariatit, prokuroria kërkon 35 vjet burg për Ludjan Zaimin

AKTUALITET


Ngjarja e rëndë ndodhi në maj të vitit 2022 ku mbeti i vdekur polici Çaush Saliasi 55 vjeç.

Mes viktimës, i cili shërbente prej 20 vjetësh në polici dhe autorit ndodhi një konflikt banal që përfundoi me përdorimin e armës.


Zaimi qëlloi të paktën me 6 plumba ndaj kolegur të tij duke e lënë të vdekur në vend.

25-vjeçari deklaroi pas ngjarjes se veprimi i tij ka ardhur si akumulim i sjelljeve të përsëritura të viktimës dhe kolegëve.

Sipas Zaimit, këto sjellje kishin të bënin me fjalorin denigrues dhe veprimeve bullizuese, teksa shtoi se kanë pasur përplasje edhe më parë me njëri-tjetrin.




Skip to toolbar