Wanda mban peng Icardin: Nuk e lë të shkojë te Monaco

SPORT


Wanda Nara i bën ‘block’ Monakos për Icardin. Menaxherja dhe bashkëshortja e futbollistit të Interit, Mauro Icardi, nuk do të lejojë që klienti dhe bashkëshorti i saj të transferohet te Monaco në Francë. Ajo ka folur në një intervistë për mediat italiane, ku ka konfirmuar se “Icardi nuk do të shkojë në Monako”. Kështu klubi ‘zikaltër’ humb një mundësi për të përfituar nga një transferim i mundshëm i Icardit, lojtar që tashmë është kthyer në ‘barrë’ për skuadrën e Interit.

Prej mesit të sezonit të kaluar, kur Icardit ju hoq shirit i kapitenit nga skuadra, pas polemikave me ish-trajnerin Spaleti, argjentinasi është duke kaluar një nga momentet më të vështira të karriereës së tij. Jo vetëm në aspektin sportiv, pasi sulmuesi nuk është aktivizuar në shumë ndeshje, por edhe në aspektin financiar, kuotat e tij janë ulur ndjeshëm.


Shpesh, mediat dhe kritika sportive në Itali, kanë akuzuar drejtpëdrejt Wnada Narën, bashkëshorten dhe menaxheren e Icardit, si shkakun kryesor të dështimit të lojtarit. Megjithatë, gjatë merkatos së kësaj vere, Icardi ka qenë në fokusin e disa klubeve të Serisë A, por dhe jashtë saj, por deri më tani asgjë nuk ka ndodhur.




Skip to toolbar