Yuri Kim në RealStory. Nga reforma në drejtësi, ajo zgjedhore, rotacioni politik dhe integrimi europian (intervista e plotë)

AKTUALITET


Ambasadorja Kim deklaron se rotacioni i pushtetit, nëse kjo është ajo që duan njerëzit, nëse kjo është ajo që njerëzit vendosin, është gjithmonë diçka e mirë në një demokraci dhe në pak muaj në këtë vend, do të ketë zgjedhje, shpresoj, dhe do të shohim çfarë do të vendosin njerëzit.

Teksa u pyet nga gazetari Sokol Balla në lidhje me çështjen e shumëpërfolur për arrestimin e të ashtuquajturve ‘peshqit e mëdhenj’, Kim u tregua e rezervuar, ndërsa dha mesazhin e qartë që kjo reformë duhet të vijojë përpara. Ajo theksoi ndër të tjera se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ta mbështesë Shqipërisë, por në fund të ditës i takon vendit të vendosë për veten.


INTERSVISTA E PLOTË E AMBASADORES YURI KIM DHËNË SOKOL BALLËS

Sokol Balla: Shqipëria është një vend i çuditshëm edhe për sa i përket historisë. Ne nuk e kemi Deklaratën e Pavarësisë; na ka humbur. Nuk e kemi flamurin e pavarësisë, edhe atë na e kanë vjedhur. Dhe nuk e kemi as ndërtesën ku u shpall pavarësia pasi ajo është shkatërruar. Ka shumë gjëra që nuk shkojnë në vendin tonë, por për fat kemi pasur gjithmonë miq. Dhe unë këtë të enjte kam vendosur të flas dhe të bisedoj me një nga miqtë e rinj dhe të vjetër të Shqipërisë, Ambasadoren e re të Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Znj. Yuri Kim. Zonja Ambasadore!

Ambasadorja Kim: Kënaqësi t’ju takoj.

Sokol Balla: Kënaqësi t’ju takoj këtu.

Ambasadorja Kim: Dakord.

Sokol Balla: Do fillojmë?

Ambasadorja Kim: Po…

Sokol Balla: Megjithatë nuk do të vendosim maska…më pas. Është kënaqësi ta filloj intervistën me ju këtu në Vlorë, ku u shpall pavarësia, dhe pothuajse në të njëjtën ditë kur edhe ju kishit përvjetorin e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara. 

Ambasadorja Kim: Po.

Sokol Balla: Koincidencë e këndshme.

Ambasadorja Kim: Është koincidence e mrekullueshme dhe nuk mendoj se isha përgatitur plotësisht se sa e emocionuar do të ndihesha të vija këtu, madje edhe të ngjitesha në shkallë, siç e bëtë ju dhe të shihja këtë pikturë …

Sokol Balla: Po, e vura re, ishit e prekur nga …

Ambasadorja Kim: Piktura m’u duk shumë prekëse. 

Sokol Balla: Po, është …

Ambasadorja Kim: …sepse, e para, është art i mrekullueshëm, por shih edhe këtë imazh të unitetit shqiptar. Dhe shoh këtë imazh të Ismail Qemalit që po udhëheq por edhe po e udhëheqin. 

Sokol Balla: …nga njerëzit e tij, po …

Ambasadorja Kim: …që ndihmon por edhe po e ndihmojnë. Shoh llampën dhe është ende duke kërkuar. Pra, tregon shumë. 

Sokol Balla: Është edhe historia jonë, shihni që po ecën drejt errësirës, ndejk dritën, por asgjë nuk është e sigurt…

Ambasadorja Kim: Ëhë…

Sokol Balla: Në fakt, kur e shoh këtë picture, të jem i sinqertë jam i habitur si kemi arritur deri këtu. Ndonjëherë jemi shumë kritikë ndaj vetes, por duke pasur parasysh historinë tonë, kemi arritur kaq larg… 

Ambasadorja Kim: Po. Populli shqiptar ka kaluar shumë. 

Sokol Balla: Po…

Ambasadorja Kim: E vërtetë…por jeni këtu.

Sokol Balla: Jemi këtu, por çdo gjë duket kaq e brishtë këtu, si ky muze. 

Ambasadorja Kim: Është ende në këmbë…

Sokol Balla: Është ende në këmbë…kjo është më e rëndësishmja. 

Ambasadorja Kim: Po.

Sokol Balla: Sa dini për një vend përpara se të shkoni atje? Nuk është emërimi juaj i parë, apo jo?

Ambasadorja Kim: Ç’doni të thoni? Si ambasadore?

Sokol Balla: Si ambasadore…

Ambasadorja Kim: Është emërimi im i parë si ambasadore. U përpoqa të lexoja sa më shumë që mundja përpara se të vija këtu. Por asgjë nuk e zëvendëson të qenit këtu. Kam disa muaj që jam këtu dhe jam përpjekur të udhëtoj sa më shumë që mundem, edhe në kushtet e kufizimeve të koronavirusit…

Sokol Balla: …pandemia, po…

Ambasadorja Kim: …dhe tani kam takuar dy prej heronjve të mi, Skënderbeu dhe Ismail Qemali. 

Sokol Balla: Epo, ky i dyti duket prej vërteti; dua të them ishte ai që faktikisht bëri diçka shumë…, por e dini – sepse ka dy anë të historisë, ajo zyrtare dhe ajo jozyrtare – a e dini se e kemi humbur Deklaratën e Pavarësisë dhe flamuri na humbi dhe e shkatërruam shtëpinë ku u shpall pavarësia? E dinit këtë?

Ambasadorja Kim: Jo, këtë nuk e dija.

Sokol Balla: Po, është ana tjetër e historisë sonë. Është histori e ndërlikuar e jona…

Ambasadorja Kim: Po, po.

Sokol Balla: Ky është ballkoni ku kujtuan përvjetorin e parë të pavarësisë. Është pamje e këndshme dhe thonë që është delikat. Duhet kujdes kur shkel. 

Ambasadorja Kim: Nuk do të dal jashtë …

Sokol Balla: Por, ky është i vetmi vend të cilit i kemi një foto, një vit pas shpalljes së pavarësisë, me Ismail Qemalin dhe të tjerët. 

Ambasadorja Kim: E kam parë atë foto shumë herë.

Sokol Balla: E dini, nuk e dinim deri dy vjet më parë se nuk ishte fotoja reale.

Ambasadorja Kim: Oh, vërtet?

Sokol Balla: Po, sepse historia është manipuluar shumë.

Ambasadorja Kim: Po, po. 

Sokol Balla: Mbaj mend që shkuat në institutin, për dosjet …

Ambasadorja Kim: …dosjet e Sigurimit…

Sokol Balla: …dosjet e sigurimit, po. Dhe ngritët një çështje atje për transparencë të plotë për të shkuarën, po. 

Ambasadorja Kim: Po.

Sokol Balla: OK. Mund të zbresim.

Ambasadorja Kim: Është e qartë që keni qenë shumë herë në Vlorë!

Sokol Balla: Po, e konsideroj Vlorën qytetin tim të dytë, pas Tiranës. 

Ambasadorja Kim: Vërtet?

Sokol Balla: Po, është qytet i këndshëm, pas Tiranës.

Ambasadorja Kim: Është qytet shumë i këndshëm…

Sokol Balla: Dhe me njerëz të mirë. Kujdes aty. 

E dini, kur jam këtu jashtë dhe shoh statujat… 

Ambasadorja Kim: Po?

Sokol Balla: Statujat janë të disa prej nënshkruesve të deklaratës së pavarësisë. 

Ambasadorja Kim: Po…

Sokol Balla: Më duket si Mali Rashmur i Shqipërisë. 

Ambasadorja Kim: Po, e drejtë.

Sokol Balla: Duhet t’ju pyes për gjëra të tjera, por si ndiheni që Amerika po rishkruan historinë e vet? Për monumentet që po hiqen?

Ambasadorja Kim: Nuk e shoh si rishkrim të historisë së saj. 

Sokol Balla: Është?

Ambasadorja Kim: Jo, nuk e shoh ashtu fare. Mendoj që ka një proces të përhershëm debati, një proces të përhershëm zbulimi dhe mendoj që për ne, procesi i përhershëm i përpjekjes për ta bërë Amerikën një bashkim më të përsosur. Në fakt besoj në këto gjëra. Nuk mendoj është propagandaë, mendoj se është ajo që e bën Amerikën të madhe. Dhe mendoj që bota është e trishtuar me ne në njëfarë mënyre sepse është një moment i dhimbshëm për Amerikën. Por në të njëjtën kohë, shpresoj që bota edhe të frymëzohet sepse ajo që përpiqemi të bëjmë është që nuk përpiqemi t’i ikim problemit, por përpiqemi të përballemi me të. Dhe bëjmë më të mirën e mundshme. Hera-herës, bëjmë gabime, si çdo qenie njerëzore, por përpiqemi.

Sokol Balla: Por, për shembull, Udru Uilson…

Ambasadorja Kim: Po…

Sokol Balla: I detyrohemi ndoshta shtetin tonë dhe pastaj, kur dëgjon që amerikanët duan ta heqin nga ku është tani si statujë, është tepër për ne. Sepse është si babai ynë, i historisë sonë, shtetët tone, dhe duan ta heqin… 

Ambasadorja Kim: …ëhë…

Sokol Balla: …ose duan t’i heqin kokën Kristofor Kolombit, është mjaft e rëndë, diçka shumë e fortë … Amerika mund ta përballojë, e dini, por pjesa tjetër e botës po vëzhgon…

Ambasadorja Kim: Po. Historia është komplekse, qeniet njerëzore janë komplekse, ndaj të shohim. Por mendoj se është e qartë që Presidenti Uillson luajti një rol shumë të rëndësishëm në historinë e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri dhe mendoj se duhet nderuar për këtë. 

Sokol Balla: Pra, duhet t’i nderojmë njerëzit për atë që bëjnë, jo për atë që janë?

Ambasadorja Kim: Nuk jam filozofe, Sokol. 

Sokol Balla: E di që jeni njeri shumë praktik. 

Ambasadorja Kim: Jam person shumë praktik. 

Sokol Balla: Dhe, t’ju them të vërtetën, jam habitur se sa shpejt u përshtatët me Shqipërinë, edhe në një situatë shumë të vështirë. 

Ambasadorja Kim: Mendoni se është e vështirë?

Sokol Balla: Epo, e di që për ju gjithçka është shumë më e lehtë se sa për ne, por gjithsesi…

Ambasadorja Kim: Mendon…

Sokol Balla: Po, jeni përshtatur mjaft mirë. Duket se ju, ndryshe nga ambasadorët e tjerë, keni dy gjëra: përshtateni shumë shpejt dhe nuk humbni kohë. Pse?

Ambasadorja Kim: Mendoj se ka shumë gjëra tek Shqipëria dhe tek populli shqiptar që janë të njohura për mua. 

Sokol Balla: Koreja?

Ambasadorja Kim: Po, po. Patjetër, patjetër, po.

Sokol Balla: Tell me something about it…

Ambasadorja Kim: Po ju tregoj, kur erdha këtu, takova dikë, shumë i rëndësishëm, që më tha, jam malësor. Jam nga malet. Dhe e kuptova në çast se çfarë po përpiqej të më thoshte, sepse edhe familja ime është nga malet. E dini, ka një lloj ethosi që iu përket njerëzve që janë nga malet dhe që janë krenarë që janë prej andej. I thashë familja ime është nga pjesa më e ftohtë e Koresë. Dhe…

Sokol Balla: Pra lart, duke shkuar në very?

Ambasadorja Kim: Në Korenë e Jugut, por është pjesa më e ftohtë e vendit dhe, edhe njerëzit e mi janë njerëz të mbijetesës. Janë të fortë. Pra, ndjej një lloj ngjashmërie me shumë shqiptarë, dhe pastaj kur vij në një vend si Vlora, me detin, mendja më shkon tek Guami… 

Sokol Balla: Guami…

Ambasadorja Kim: Po, ku u rrita, i cili është sigurisht shumë më i vogël se Shqipëria, por është i njohur për mua. Afërsia, kompleksiteti i problemeve, vështirësia për të zgjidhur problem sepse kushdo është i lidhur me këdo, e dini, nuk ka fije të pavarura, çdo gjë është e lidhur bashkë. Pra e kuptoj, mendoj… 

Sokol Balla: T’ju ngacmoj pak se mendoj që Guami njihet edhe si ishulli i gjarpërinjve, apo jo? 

Ambasadorja Kim: Oh, jo, kishim gjarpërinjtë kafë të pemëve, po. 

Sokol Balla: Nuk janë më? Jo, atje janë, por nuk janë aq të rrezikshëm sa mendojnë njerëzit… janë gjarpërinj të padëmshëm…

Sokol Balla: Pra, jeni marrë edhe me gjarpërinj… 

Ambasadorja Kim: …janë të padëmshëm…

Sokol Balla: Pra nuk ka surpriza aty, po?

Ambasadorja Kim: Jo, por e dini, Shqipëria është një vend i mrekullueshëm. Ka një hisitori të pasur. Ka potencial të jashtëzakonshëm por edhe disa probleme serioze, të cilat duhet t’i kapërceni dhe, e shoh si … – nuk është një projekt i SHBA. Këtë e vendos populli shqiptar. Duhet ta doni ju. Nuk mund ta dua unë më shumë se sa ju. Dakord?

Sokol Balla: E vërtetë… 

Ambasadorja Kim: …dhe ne jemi këtu për të ndihmuar sa më shumë të mundemi. Ka qenë gjithnjë një nder për ne ta bëjmë këtë, por e para dhe e fundit, është populli shqiptar që duhet ta kërkojë atë. Populli shqiptar duhet ta dojë. 

Sokol Balla: Po, por gjithsesi, duke pasur parasysh nga ana tjetër se, kur vjen fjala tek reforma në drejtësi, të gjithë e donim, edhe unë personalisht, por në fund të ditës, varej nga vullneti i politikanëve dhe unë dyshoj se ata e kishin vullnetin për ta bërë po të mos ishte për ju, dua të them Shtetet e Bashkuara. 

Ambasadorja Kim: Sokol, mendoj që ju e dini, e kam thënë këtë më parë, populli shqiptar e nënvlerëson fuqinë e vet dhe rëndësinë e vet. Ka një rreng që mendoj e luajnë politikanët hera-herës, ku mund t’i bëjnë njerëzit të mendojnë se nuk kanë pushtet. Por, në një demokraci dhe, me gjithë të metat e saj, Shqipëria është ende një demokraci, njerëzit kanë rëndësi, ju jeni zotërit. Ndaj shpresoj që njerëzit nuk do ta harrojnë këtë. 

Sokol Balla: Njerëzit nuk e harrojnë atë, por nga ana tjetër, kur shohin rezultatin pas 30 vitesh është se faktikisht nuk kanë rëndësi. Ata votojnë dhe vullneti i tyre nuk respektohet nga politikanët e tyre. 

Ambasadorja Kim: Ok, unë kam një pikëpamje të ndryshme. 

Sokol Balla: Që është?

Ambasadorja Kim: Unë mendoj që populli shqiptar ka rëndësi. Mendoj që ajo që do populli shqiptar në fakt bën dallimin. Ndryshimi i llojit dramatik kurrë nuk është i menjëhershëm. Kurrë nuk është i lehtë. Dhe kurrë nuk është një lëvizje e pastër lineare. Ndryshimi e sjell përparimin në mënyrë ciklike. Është si të shohësh baticën dhe zbaticën. Nuk ecën thjesht përpara, pork a baticë dhe ka zbaticë, vjen dhe ikën. Pra, shpresa për njerëzit është që të mos heqin dorë kur shohin se ka zbaticë për pak kohë sepse batica do të vijë përsëri, më e fortë se kurrë. Në këtë kuptim, jam optimiste. 

Sokol Balla: Epo, edhe unë, por jam edhe realist, Zonja ambasadore, kur shoh veten. Pas 30 vjetësh, duket sikur brezi im humbi dhe thjesht shpresoj që do të jetë koha e duhur për fëmijët e mi… 

Ambasadorja Kim: Po…

Sokol Balla: …por ju jeni prapëseprapë optimiste?

Ambasadorja Kim: Jam gjithmonë optimiste…

Sokol Balla: …siç e thatë, batica gjithmonë vjen. 

Ambasadorja Kim: Jam gjithmonë optimiste. Amerikanët janë gjithmonë optimistë. 

Sokol Balla: Faleminderit Zotit për këtë. Dakord, do të shihemi më vonë?

Ambasadorja Kim: Do takohemi më pas…

Sokol Balla: Shihemi, dakord …

Ambasadorja Kim: OK

Sokol Balla: Mirupafshim.

Vazhdojmë udhëtimin tone në Vlorë me ambasadoren e SHBA në bazën ushtarake Pashaliman. Zonja Ambasadore, kjo është një pamje mahnitëse e gjirit të Vlorës. 

Ambasadorja Kim: Shumë e bukur. 

Sokol Balla: Edhe historia këtu është. 

Ambasadorja Kim: Epo, shoh historinë, të shkuarën, të ardhmen, patjetër. 

Sokol Balla: Ajo është Rusia… Ajo është NATO.

Ambasadorja Kim: Po.  

Sokol Balla: Vërtet shumë përparim. 

Ambasadorja Kim: Po. 

Sokol Balla: Mbaj mend që përpara jush, një tjetër ambasadore duhet të kishte ardhur këtu, Zonja Kavalec. Supozohej të bashkërendonte punën kundër ndikimit rus dhe pastaj, papritur, nuk erdhi. A e trashëguat ju edhe misionin e saj? Dua të them, politikisht?

Ambasadorja Kim:  Oh, e dini, për ne, nuk varet nga ambasadori, varet nga Presidenti. Dhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara mbetet Donald J. Trump. Unë jam përfaqësuesja e tij ashtu si Cathy Kavalec apo çdokush tjetër i emëruar për postin do të kishte qenë përfaqësues. Pra, nuk ka ndryshim në politikë.

Sokol Balla: A është e vërtetë që edhe nga Shqipëria u lobua kundër saj? Kundër ardhjes së saj këtu?

Ambasadorja Kim: Nuk ia kam idenë.

Sokol Balla: Nuk keni idenë apo nuk keni koment? 

Ambasadorja Kim: Nuk ia kam idenë.

Sokol Balla: Edhe kjo është një copëz shumë e rëndësishme e historisë dhe që nga koha e perandorisë otomane, shqiptarët kanë luftuar për të. Dhe, tani duket se turqit e duan përsëri. E keni dëgjuar këtë?

Ambasadorja Kim: E di që nëse sheh rrotull, mund ta kuptoj pse kushdo do të ishte i interesuar tek Pashalimani. E dini, mendoj është me shumë rëndësi teksa shohim rrotull në botë, që të kemi një ndjenjë të qartë se kush janë miqtë tanë dhe kush janë jo-miqtë tanë. Dhe gjithka mund të them është se jemi krenarë të jemi aleatë në NATO me Shqipërinë ashtu siç jemi krenarë të jemi aleatë në NATO me Turqinë. 

Sokol Balla: Kjo nëndetëse këtu është gjithashtu një pjesë e historisë dhe përfaqëson një të shkuar për të cilën nuk jemi shumë krenarë. Dua të them prania e Rusisë dhe Bashkimit Sovjetik këtu, komunizmi. E dini, në këtë kohë ndryshimesh, edhe në politikën amerikane, duket se Shtetet e Bashkuara e kanë humbur disi fokusin tek rajoni. Kështu është?

Ambasadorja Kim: Nuk jam në një mendje me ju. Nuk jam dakord. Ka një fokusim të ripërtëritur tek Ballkani Perëndimore dhe se çfarë do të thotë të kemi një prani të SHBA këtu. Dhe mendoj se do shihni që kjo do të vazhdojë. Nuk është rastësi që kemi disa persona të fuqishëm të përqendruar tek Ballkani Perëndimor, përfshi Matt Palmer dhe Rick Grenell. Dhe do të vini re që Ambasadori Grenell u largua nga pothuajse gjithçka përveç çështjes së Ballkanit dhe mendoj se kjo flet për rëndësinë që ne i japim. 

Sokol Balla: Në fakt, të jem i sinqertë, e di që nuk jeni…, e di që ambasada e Kosovës do të fliste më shumë, por dështimi i realizimit të takimit të parë në Uashington, në fakt i tremb shqiptarët sepse duket sikur e shohin si dështim të politikës së Shteteve të Bashkuara në Ballkan. 

Ambasadorja Kim: Mendoj që …

Sokol Balla: Apo mendoni se nuk ka mbaruar?

Ambasadorja Kim: Mendoj që është ekzagjeruar, po. Ta quash një dështim është keqkarakterizim. Gjërat ndodhin ndaj le të shohim ç’do të ndodhë në javët dhe muajt e ardhshëm. 

Sokol Balla: Një gjë që nuk e kuptoj vërtet është se pse keni dy të dërguar për të njëjtën gjë. Pse një të dërguar nga Presidenti dhe një të dërguar nga Departamenti i Shtetit? A janë e njëjta gjë apo ndonjëherë?  

Ambasadorja Kim: Për ta sqaruar. Të dy përfaqësojnë Presidentin e Shteteve të Bashkuara. Të dy janë në degën ekzekutive. Dhe mendoj se shumë njerëz e kanë përdorur shumë këtë, por do të vija në dukje se për çështje të rëndësishme, nuk është e pazakontë të kemi më shumë se një të dërguar. Kështu 10-15 vjet më parë, kur punoja mbi Korenë e Veriut, për shembull, kishim dy persona, e njëjta gjë. Një person ishte në gradë më të lartë, i cili punonte për Gadishullin Korean në përgjithësi dhe pastaj kishim një person tjetër që punonte për çështjen bërthamore të Koresë së Veriut. Pra, nuk është e pazakontë. 

Sokol Balla: Sa e rëndësishme është Shqipëria kur vjen fjala tek pikëpamja ushtarake, për Shtetet e Bashkuara?

Ambasadorja Kim: Mendoj që për ne, është shumë e rëndësishme. Secili aleat me të cilin jemi krah për krah në NATO është i rëndësishëm.  Për Shqipërinë, Shtetet e Bashkuara kanë investuar shumë e shumë miliona dollarë, tek marrëdhënia dhe tek përpjekja për të përmirësuar kapacitetet e Shqipërisë si aleate. Mendojmë se janë para të shpenzuara mirë. Kur shohim kontributet e ushtrisë Shqiptare, të forcave Shqiptare, madje duke përfshirë edhe sakrificën e jetës hera-herës, jemi krenarë të jemi aleatët tuaj. Mendoj se deri tani, kemi ofruar mbi 180 milionë dollarë në asistencë për mbrojtjen, vetëm në pak vitet e fundit. Dhe mendoj se do të shohim që do të vazhdjë dhe do të kemi më shumë nga kjo … dhe më pak nga ajo. 

Sokol Balla: Po?

Ambasadorja Kim: Po! 

Sokol Balla: Edhe kur vjen fjala tek influenca, apo jo, sepse kjo është shumë e rendësishme?

Ambasadorja Kim: Absolutisht. E dini, Shqiptarët nuk kanë nevojë për leksion nga askush për historinë. Ju e njihni mirë dhe mendoj se e dini shumë mirë se kush janë miqtë tuaj dhe tek kush mund të mbështeteni kur gjërat vështirësohen. 

Sokol Balla: Shpresoj të jeni ju. 

Ambasadorja Kim: Patjetër që jemi ne   

Sokol Balla: Udhëtimin tonë këtu në Vlorë me ambasadoren amerikane e vazhdojmë në bazën ushtarake të Pashalimanit. Po e shijoni?

Ambasadorja Kim: Është gjëja më e mirë, po.

Sokol Balla: Ky është Sazani, ishulli ynë më i madh, njohur edhe për gjarpërinjtë. Si Guami.

Ambasadorja Kim: Aspak, është ekzagjerim. Jam e sigurt që nuk ka gjarpërinj aty. 

Sokol Balla: Jam gazetar, e dini, ekzagjerimi është pjesë e punës. 

Ambasadorja Kim: E di, e di. Ju jeni më të këqinjtë.

Sokol Balla: Jo jo tani. Epo, disa nga ne, jo të gjithë ne. Dëgjova që edhe ju donit të bëheshit gazetare?

Ambasadorja Kim: Po.

Sokol Balla: Gazetare dhe avokate, mendoj?

Ambasadorja Kim: Nga i dini ju të gjitha këto?

Sokol Balla: Epo, kemi burimet tona. 

Ambasadorja Kim: Është e vërtetë. Keni burimet tuaja. Doja të bëhesha gazetare dhe në fakt isha reportere…

Sokol Balla: Vërtet?

Ambasadorja Kim: …gjatë verës. Po. Shkruaja për gazetën lokale dhe pastaj për gazetën e universitetit. Vërtet, mendoj që gazetarët janë shumë interesantë. 

Sokol Balla: Është punë e vështirë, por mendoj juaja është më e vështirë. 

Ambasadorja Kim: Mendon?

Sokol Balla: Në Shqipëri, sidomos. Shumë gjarpërinj…

Ambasadorja Kim: Jooo. 

Sokol Balla: Jo vetëm në Sazan.

Ambasadorja Kim: Jooo, është kënaqësi të jem këtu. Mendoj për cilindo Ambasador të SHBA, Shqipëria është detyra e ëndrrave, sepse rrethohesh nga njerëz që së pari, e duan Amerikën. Së dyti, është një vend ku kemi një marrëdhënie shumë të veçantë. Nuk ngjan me asgjë tjetër që kam provuar ndokund tjetër dhe vendi po kalon disa ndryshime mjaft të rëndësishme. 

Sokol Balla: Ndryshime.

Ambasadorja Kim: Ndryshime, po, dhe mendoj se mund të bëjmë dallimin, mund të bëjmë një dallim pozitiv.

Sokol Balla: Po, shumë njerëz mendojnë se është koha për ndryshim. Edhe pse, ndryshimi këtu interpretohet thjesht si rotacion normal i pushtetit. Ndonjëherë edhe unë dyshoj për këtë – a është rotacioni ndryshim apo është ndryshimi rotacion? 

Ambasadorja Kim: Varet nga ju që ta vendosni.

Sokol Balla: Si e shihni ju?

Ambasadorja Kim: Mendoj se rotacioni i pushtetit, nëse kjo është ajo që duan njerëzit, nëse kjo është ajo që njerëzit vendosin, është gjithmonë diçka e mirë në një demokraci. Është si qarkullimi i gjakut. Por është patjetër një nga ato gjërat ku, e dini, edhe në vendin tim, në fare pak muaj do të ketë zgjedhje. Dhe në pak muaj në këtë vend, do të ketë zgjedhje, shpresoj, dhe do të shohim çfarë do të vendosin njerëzit. 

Sokol Balla: Pse thoni shpresoj? Keni ende dyshime?

Ambasadorja Kim: Jo, jo, jo, nuk kam dyshime…  

Sokol Balla: …për zgjedhjet e kam …

Ambasadorja Kim: …sigurisht që do të ndodhin. 

Sokol Balla: Çfarë mendoni se do të ndodhë me reformën zgjedhore? Duket shumë e ndërlikuar kur vjen tek votat. Sepse, ironikisht, kemi shumicën që thotë i pëlqejnë ndryshimet por nuk ka votat. Keni opozitën jashtë parlamentit që thotë i pëlqejnë ndryshimet por nuk i ka votat. Kemi dhe ata që kanë votat por nuk janë dakord. Opozita parlamentare. Si do shkojë mendoni?

Ambasadorja Kim: Është e ndërlikuar sepse, mendoj, opozita që është jashtë parlamentit bëri një gabim. Nuk duhet të kishin ikur. Thënë kjo, ata fituan shumë vota në zgjedhjet e fundit pra qartësisht përfaqësojnë një pjesë domethënëse të popullsisë. Pra duhet të jenë pjesë e diskutimit, ndaj mendoj se ishte diçka shumë e mirë që u kthyen në tryezë për të negociuar çështjen e reformës zgjedhore.  Në të njëjtën kohë, opozita që qëndroi në parlament bëri saktësisht gjënë e duhur. Në një kuptim, ata shpëtuan demokracinë shqiptare. Dhe sigurisht, shumica është shumica. Ajo që di është se më 5 qershor, palët ranë dakord dhe, me sa di, kanë hartuar ligjet që kodifikojnë marrëveshjen që arritën dhe kjo është diçka e mirë. Pritshmëria ime është që do ta ruajnë atë. Është e patjetërsueshme. 

Sokol Balla: Ajo që është arritur, doni të thoni marrëveshja?

Ambasadorja Kim: 5 qershori duhet të kalojë siç është. Nuk mund të hapet përsëri. Nuk mund ta bësh sepse do të ishte shkelje e shumë besimi të vënë. Dhe mendoj që nëse jep fjalën, si politikan, si diplomat, nëse nuk e mban fjalën, nuk ke asgjë. Ndaj pritshmëria ime është që udhëheqësit këtu do të bëjnë pikërisht atë që më thanë se do të bënin, që është miratimi i 5 qershorit. Tani, e di po ashtu që për shumë njerëz, 5 qershori nuk mjafton. 

Sokol Balla: Po.

Ambasadorja Kim: Sepse kur njerëzit flasin për ndryshim dhe reformën zgjedhore, duan sistemin e hapur. Dhe unë e kuptoj këtë, por siç e kam thënë më parë, e dini, synimi ynë i menjëhershëm është shumë specifik. Është që të sigurohet që Shqipëria të hyjë në BE. Pjesa tjetër, nëse mund të arrihet një marrëveshje, mrekulli. Të bëhet. Por ajo që nuk duam është një situatë pengmarrjeje kur diçka që është ekstra mban peng diçka që është e nevojshme. 

Sokol Balla: E kuptoj.

Ambasadorja Kim: Nuk mund të jetë dhe nuk mund ta mbështes këtë. 

Sokol Balla: Pra, është një lloj mesazhi që shkon kryesisht për qeverinë sepse ata kanë votat, ata kanë aftësinë të luajnë me votat në parlament. Por ju thoni që tek marrëveshja nuk ndërhyhet, po? 

Ambasadorja Kim: Po them që marrëveshja, 5 qershori, është mbyllur dhe nuk mund ta hapim përsëri. 

Sokol Balla: Por e dini, kur flasim për rotacion dhe ndryshim, njerëzit duan ndryshim dhe i shohin listat e hapura si shenjë e marrjes së pushtetit nga politikanët tek vetja e tyre. 

Ambasadorja Kim: Po. 

Sokol Balla: Dhe ky është çasti më i trishtë i situatës, sepse politikanët e arrijnë atë që duan të arrijnë, ndërsa atë që duan njerëzit, nuk e arrijnë dot. Prandaj ndihen të trishtuar. 

Ambasadorja Kim: Të shohim çfarë do të ndodhë. 

Sokol Balla: Ok, meqenëse po arrijmë një destinacion të caktuar, si e shihni procesin e integrimit evropian? 

Ambasadorja Kim: Mendoj se është një projekt historik dhe përgëzoj popullin shqiptar dhe qeverinë shqiptare që kanë arritur në këtë pikë në histori. Do të ndryshojë të ardhmen e Shqipërisë dhe po i thoja Luigi Soreca-s, Ambasadorit të BE-së, se ne jemi miqtë e Shqipërisë për 100 vitet e fundit dhe duhet të shtoni BE-në sin jë tjetër mik për 100 vitet e ardhshme. E di që flasim për atë që mund të fitohet nga procesi. Nuk është vetëm çfarë fitohet, por në fakt, ajo që duhet bërë. Dhe kjo do të kërkojë që qeveria shqiptare dhe populli shqiptar dhe udhëheqësit politikë shqiptarë, avokatë, gjyqtarë, prokurorë të bashkojnë forcat për ta bërë reformën në drejtësi realitet. Është e vështirë. E di që jo të gjithë e duan.  Jo të gjithë duan të gjitha pjesët e saj, por është vërtet e nevojshme dhe shumica dërrmuese e popullit shqiptar e do dëshpërimisht. Tjetra që di është që biznesi amerikan me të cilët flas e do dëshpërimisht. Askush nuk do të investojë në Shqipëri nëse nuk kanë ndjesinë se kontratat do të zbatohen, që nëse ka një mosmarrëveshje dhe nëse shkojnë në gjykatë, do të marrin një gjykim transparent dhe të ndershëm. Po ju jap një shembull: Situata me duty free në aeroport. Çfarë turpi! Kur mendoj këtë, më vjen turp për të gjithë njerëzit e përfshirë në atë rast. Ishte një mundësi e madhe dhe përkundrazi, mendoj se mënyra se si situata shkoi ku një kontratë nuk u zbatua si duhej, jep pikërisht mesazhin e gabuar. Shpresoj që kjo të ndryshojë.

Sokol Balla: Si mund të ndryshojë? Sepse shembulli…

Ambasadorja Kim: Reforma në drejtësi. Reforma në drejtësi. Vetingu. Gjyqtarët që janë qartësisht të korruptuar duhet të dalin që aty. Nuk duhet të ulen në ato salla gjyqi. Nuk duhet të marrin vendime për asgjë. Duhet të jenë jashtë që aty. 

Sokol Balla: Në fakt duhen futur në burg. E them unë këtë. Por gjithsesi, kur sheh ç’po ndodh me gjykatën kushtetuese, të gjithë njerëzit rreth saj në konflikt interesi me të, njerëzit humbin jo vetëm durimin, por edhe besimin. 

Ambasadorja Kim: Po.

Sokol Balla: Sepse përpara se të përfshihej Dvorani, gjërat shkonin keq. Tani që Dvorain nuk është aty, gjërat shkojnë mirë. Pra duket sikur në momentin që institucionet e drejtësisë arrijnë balancën politike, politikanët janë ok me të. Në momentin që duhet ndryshuar, luftojnë. Dhe ky është momenti kur ne themi, okay, Shtetet e Bashkuara u përfshinë, pse pranojnë kompromise në fund?

Ambasadorja Kim: Mendoj duhet të shohësh se si…

Sokol Balla: Se unë nuk mendoj që për këtë reformë na duhen kompromise.

Ambasadorja Kim: Mendoj duhet parë se u mbaron historia dhe jemi larg fundit të historisë. Do t’ju them se unë e marr procesin e vetingut shumë seriozisht. Dhe mendoj gjyqtari Dvorani është një nga gjyqtarët që e kaloi qartësisht këtë proces shumë të vështirë. Kam besim tek procesi dhe kam respekt për gjyqtarin. Se çfarë ndodh nga tani dhe kush e di se kur, të shohim. Do të shohim se çfarë do të ndodhë, por mendoj se pika kyçe tani, në këtë çast, është që kemi opinionin e Komisionit të Venecias dhe mendoj se është një mundësi dhe duhet t’i mbajmë sytë tek rezultati pozitiv fundor dhe të kërkojmë mënyra se si mund të ecim përpara. Nuk më pëlqen të ngec në pyetje teologjike. Nuk më pëlqen të ngec në çështje filozofike. Siç e kam thënë më parë, nuk jam prift që të gjykoj kush është i përlyer e kush i papërlyer, nuk jam polic që të vendos kush duhet të jetë në burg dhe kush jo. Jam vetëm një diplomate amerikane dhe jam këtu për të përfaqësuar interesat e vendit tim, të cilat ka qëlluar të përfshijnë një të ardhme për Shqipërinë sin jë vend i forte, sovran dhe demokratik. Prandaj jam këtu dhe ky është misioni im. 

Sokol Balla: Mendoni se nga mënyra si po shkon, do të kemi një gjykatë kushtetuese të pavarur? 

Ambasadorja Kim: Mendoj që nëse e doni dhe luftoni për të, dhe i kushtoni pak kohë dhe përpjekje, po, e besoj. Mendoj që ajo që nuk ka për të ndodhur është një proces i menjëhershëm. Nuk ndodh. Nuk është që papritur, do keni një sistem gjykatash 100% të përsosur. Nëse prisni këtë, do të zhgënjeheni. Ajo që do të ndodhë është që do të shihni përparim, pastaj do të shihni diçka të tmerrshme, pastaj përparim përsëri. Siç e thashë, është si të shohësh baticën dhe zbaticën. Nuk është një proces i thjeshtë, i qartë linear. 

Sokol Balla: Teksa jemi në ujëra, le të flasim për peshqit, peshqit e mëdhenj. Po presim që të kapen, por ju sugjeroni që të presim? 

Ambasadorja Kim: Mendoj që ju …

Sokol Balla: E dini për çfarë e kam fjalën, apo jo? Peshqit e mëdhenj?

Ambasadorja Kim: E dini, sapo kam arritur gjashtë muaj më parë dhe e di cila është puna ime. Dhe siç ju kam thenë, dhe mendoj se populli shqiptar e di këtë, unë jam njeri shumë praktik. Dhe ajo që kam thënë është që reforma në drejtësi duhet të vazhdojë, duhet të këmbëngulim, dhe reforma në drejtësi duhet të tregojë rezultate. Nuk jam sistemi gjyqësor. 

Sokol Balla: Epo…

Ambasadorja Kim: Shtetet e Bashkuara nuk janë sistemi gjyqësor. Dhe nëse këmbëngulni se jemi, e keni keqkuptuar projektin.

Sokol Balla: Jo, absolutisht jo. Por e dimë që pa ju, as nuk do kishim ardhur deri në këtë pikë. Dhe ndoshta prandaj pritshmëritë tona janë pak më të larta kur vjen fjala këtu… 

Ambasadorja Kim: Ne do t’ju mbështesim gjithmonë me gjithçka kemi. Por në fund të ditës, është vendi juaj. 

Sokol Balla: Po, po.

Ambasadorja Kim: Nuk është vendi im. 

Sokol Balla: Thjesht pop yes. Nuk po sugjeroj që keni ju përgjegjësi, por pastaj sheh që SPAK e ka marrë punën kaq ngadalë. Dua të them, nuk ka rezultate. Pastaj sheh që Byroja Kombëtare e Hetimit nuk po…

Ambasadorja Kim: Në fakt pamë javën e kaluar që bënë përparim me çështjet ku përfshihej krimi i organizuar Italian dhe krimi i organizuar shqiptar. Pra, po ndodh. Dhe mendoj se duhet të vazhdojmë të këmbëngulim me projektin sepse ky është momenti kur ata që nuk e duan do të përpiqen të bindin botën se nuk po funksionon dhe prandaj duhet ta hedhim të gjithë tutje dhe të shpallim se humbëm. Epo, unë nuk jam gati të deklaroj se u mundëm dhe nuk mendoj që populli shqiptar duhet të jetë gati të shpallë humbjen. Jemi në mes të betejës. Është koha për të qenë trima, është koha për të luftuar. Nuk është koha për të hequr dorë. 

Sokol Balla: Po, mos kini merak. Unë nuk do hidhem në ujë ende. 

Ambasadorja Kim: Ndjej se është aty, e dini, kur takoj shqiptarë, sidomos të rinjtë dhe kur shkoj në vende si Kruja, kur shkoj në vende si shtëpia ku sapo ishim, në Vlorë, më jep shpresë dhe më bën të besoj se ka shumë kurajë dhe shumë këmbëngulje tek populli shqiptar.  Dhe mendoj se iu është thënë të heqin dorë shumë herë dhe ata kanë vendosur edhe më shumë herë se aq që të mos dorëzohen. Ky është një tjetër nga ato çaste. Duhet thjesht të vazhdoni. 

Sokol Balla: Po, por siç thashë, e gjithë ideja është që njerëzit vazhdojnë të humbin shpresën dhe kjo ngushticë është pika më e afërt me Italinë, vetëm 70 kilometra. Dhe ky vend ka qenë si port refugjatësh dhe njerëzit iknin prej këtu me anije.

Ambasadorja Kim: Po, i kam parë fotot …

Sokol Balla: Madje shumë njerëz edhe kanë vdekur këtu …

Ambasadorja Kim:  Po. 

Sokol Balla: And today, if you ask the majority of Albanians, especially young people, they don’t see a future here, that’s what worries me. It’s not about me, as I said, I’m 47 now, it’s about my kids.  

Ambasadorja Kim: Yeah.

Sokol Balla: Pra, duhet të kenë një të ardhme këtu. Por nuk mund të kesh një të ardhme ku krimineli ulet me mua në të njëjtën tavolinë, zgjidhet në parlament, ose sponsorizon gjyqtarë apo prokurorë të caktuar. Kjo duhet të marrë fund. A mendoni se reforma në drejtësi do ta arrijë atë pikë kritike?

Ambasadorja Kim: Mendoj se reforma në drejtësi është thelbësore për të arritur ndryshimet për të cilat flisni. Dhe e thashë në fjalimin tim më të parë kur arrita këtu në Shqipëri se është e tmerrshme të shohësh gjithë ata të rinj që kërkojnë një të ardhme jashtë Shqipërisë. Mendoj se është përgjegjësi e udhëheqësve politikë; mendoj se është përgjegjësi e gjyqtarëve, avokatëve, gazetarëve, kushdo që ka qoftë edhe një gram pushtet në Shqipëri për ta bërë më të mirë. Ne do të mbështesim, por në themel, është puna juaj ndaj do t’ju pyes, çfarë do të bëni për ta bërë Shqipërinë më të mirë në mënyrë që të rinjtë të qëndrojnë këtu. Çfarë do të bëni? Jua kam thënë çfarë do të bëj unë. Dua të di çfarë do të bëni ju. 

Sokol Balla: Epo, premtoj që të vazhdoj të luftoj. Cili ka qenë momenti më i vështirë deri tani? A ishte ajo natë kur tundnit marrëveshjen nga rezidenca juaj për reformën zgjedhore, apo…?  

Ambasadorja Kim: Cili ka qenë momenti më i vështirë? 

Sokol Balla: Po?

Ambasadorja Kim: Sinqerisht, kam kufi të lartë për dhimbjen ndaj mendoj që ende nuk kam pasur një moment të vështirë. 

Sokol Balla: Uuuu, ok. 

Ambasadorja Kim: Do t’ju them kur ta kem…

Sokol Balla: Do të më thoni, ok… Faleminderit. Shijoni udhëtimin.

Ambasadorja Kim: Dakord. Faleminderit.

Sokol Balla: Rikthehemi në këtë pjesë të fundit të kësaj dite të pazakontë me Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Znj. Yuri Kim. Kam qenë me të në disa prej etapave të ditës së saj sot, për të kuptuar më shumë dhe për të njohur më shumë personin tek i cili shumë shqiptarë investojnë shpresat dhe besimin e tyre për gjëra të rëndësishme që ndodhin në Shqipëri, sigurisht duke filluar nga reforma në drejtësi, ajo elektorale, dhe shumë gjëra të tjera të rëndësishme për të ardhmen e vendit kështu që do ta mbyll programin me Zonjën Kim duke vazhduar sërish bisedën për mënyrën se si ajo e pa Shqipërinë sot këtu në Vlorë. 

Zonja Ambasadore, jemi në hapat e fundit të vizitës tuaj këtu në Vlorë. Mendoj nuk është hera e parë që vini?

Ambasadorja Kim: Në fakt është hera ime e parë …

Sokol Balla: Vërtet…

Ambasadorja Kim: Po… 

Sokol Balla: Okay. Atëherë?

Ambasadorja Kim: Ka qenë një ditë e mbushur. Ka qenë mrekulli. Pata mundësi të takoja Kryetarin e Bashkisë. Pata mundësi të takoja disa klientë në hotelin ku po qëndroj. Ju ishit aty kur udhëtuam me anijen Butrinti në Pashaliman, me Ministren e Mbrojtjes. 

Sokol Balla: Po, u nxiva ca atje. 

Ambasadorja Kim: Në fakt je nxirë. Dhe pastaj pata mundësi të takohesha me disa të rinj në Këndin Amerikan dhe disa persona që kanë marrë pjesë në një program të USAID-it. Pra, ka qenë një ditë vërtet e mbushur, por mësova jashtëzakonisht shumë dhe jam e lumtur që erdha. 

Sokol Balla: A vizituat ndonjë investim amerikan në Vlorë, ka ndonjë? 

Ambasadorja Kim: Nuk jam në dijeni të ndonjërit tani, por siç e thashë, ia thashë edhe kryebashkiakut, mendoj se është e rëndësishme që Shqipëria të konsolidojnë vërtet reformën në drejtësi dhe sundimin e ligjit sepse kjo do tërhiqte investime. Njerëzit nuk do të investojnë nëse nuk kanë besimin se ligjet do t’i mbrojnë të drejtat e tyre. Nuk do të vijnë nëse nuk kanë besim se nëse shkojnë në gjykatë nuk do të marrin dot një gjykim të ndershëm dhe transparent. 

Sokol Balla: Okay. Këtë e kemi dëgjuar nga ambasadorët amerikanë për 20 vitet e fundit, por shpresoj që përpjekjet tuaja me reformën në drejtësi do ta ndryshojnë atë. Sepse e dini, nuk kam asgjë me serbët, meqë ra fjala, por kur sheh që Serbia ka marrë dy a tri miliardë dollarë investime, ironikisht, edhe unë do kisha marrë disa bomba që të kisha më shumë investime. Por gjithsesi, ndoshta sundimi i ligjit në Serbi është ndryshe nga këtu. Cilat janë investimet amerikane në këtë vend, atëhere, përveç atyre strategjike, ushtarake – më thatë që ishin rreth 180 milionë dollarë investime në fushën ushtarake. 

Ambasadorja Kim: Po. 

Sokol Balla: Cili është investimi kryesor amerikan në këtë vend? 

Ambasadorja Kim: Investimi kryesor i SHBA… 

Sokol Balla: Politik, ushtarak, njerëzor…

Ambasadorja Kim: Mendoj që kemi një investim shumë të gjerë në Shqipëri. Fillon me marrëdhënien ushtarake. Siguria është jashtëzakonisht e rëndësishme. Kemi qenë këtu duke mbështetur zhvillimin e Shqipërisë si demokraci, duke mbështetur zhvillimin e infrastrukturës së Shqipërisë, për shembull infrastrukturën e saj shëndetësore; kemi furnizuar shumë qindra miliona dollarë gjatë 20 viteve të fundit. Megjithatë, ajo që do të doja të shihja është investimi siç e kuptojnë shumica e njerëzve, që do të thotë biznese amerikane. Shumë e rëndësishme. 

Sokol Balla: Dhe e thatë këtë në fjalimin tuaj në Senat, apo jo? 

Ambasadorja Kim: Saktë, pikërisht. 

Sokol Balla: Një nga tri pikat kryesore që përmendët atje.

Ambasadorja Kim: E saktë. 

Sokol Balla: Dhe në fakt më pëlqeu shumë sepse është hera e parë që një Ambasador i SHBA vjen me atë lloj agjende, sepse mendoj se paraja ndryshon gjithçka, investimet ndryshojnë gjithçka…

Ambasadorja Kim: Pra kam tri prioritete: mbrojtja, demokracia, biznesi. Dhe për të arritur tek investimet e biznesit, duhet të keni sundimin e ligjit. Duhet të keni një ndjenjë të zbatimit të kontratave. Pyetët për vende të tjera më parë. Dua të përqendrohem tek Shqipëria dhe mendoj se ka rëndësi të pranojmë disa faktorë për Shqipërinë, përfshi shkallën. Është një treg i vogël ndaj realiteti është që do të duhet të punosh më fort për të tërhequr investime se sa ekonomitë e mëdha, apo jo? Sepse tek ekonomitë e mëdha, është e qartë se pse duhet të jesh atje. Mendoj se Shqipëria nuk është aq e qartë. Por detyra ime këtu është t’iu them investuesve amerikanë: nëse vini, ne do mund t’ju ndihmojmë të bëni para këtu, do t’ju ndihmojmë të krijoni vende pune në Amerikë dhe të krijoni vende pune në Shqipëri. Pra, ky është qëllimi im. 

Sokol Balla: Thatë se një nga pikat në agjendën tuaj është edhe demokracia. A është shqetësim real? Duhet të shqetësohemi vërtet? Sepse akuzat që dëgjojmë dhe dëgjojmë edhe raportet e medias, kur vjen fjala tek mashtrimi zgjedhor në vend. E dini, nuk jam naiv, kam parë gjëra këtu që nga 1991 ndaj e di që një vote këtu mund të shitet dhe mund të blihet. Por pastaj opozita e ka ngritur aq lart nivelin e diskutimit, çka mendoj e ndihmon zgjidhjen e çështjes më shpejt, por nuk jam i sigurt nëse akuzat e bëra publike janë apo jo në atë shkallë. A ju shqetëson kjo?

Ambasadorja Kim: Nuk jamë në pozitë për ta gjykuar këtë, por mund të them që OSBE ka hartuar një numër rekomandimesh, ODIHR pra, siç e dini. Janë pjesë e kërkesave që Shqipëria të ecë përpara në rrugën drejt anëtarësimit të plotë në BE. Dhe, në këtë drejtim, po, ka hapësira ku duhet përmirësuar, dhe mendoj që marrëveshja e 5 qershorit e ndihmon Shqipërinë të ecë përpara në atë drejtim. 

Sokol Balla: A mendoni se, një nga gjërat që ka ndodhur këtu është se kushdo ka humbur zgjedhjet, nuk i ka pasur punët mirë me rezultatin. Disa nuk i njohën, të tjerë i njohën por i kundërshtuan më vonë, dhe ka ndodhur me socialistët në opozitë dhe me demokratët në opozitë. A mendoni se paketa e dakordësuar në marrëveshjen e 5 qershorit do të hapë një epokë të re për këtë, që kushdo humb zgjedhjet faktikisht e pranon rezultatin?

Ambasadorja Kim: Mendoj se është një hap përpara në atë drejtim. Nuk mund të bëj parashikime se çfarë do të bëjnë njerëzit faktikisht, por mendoj se keni elementët që do të lejojnë zgjedhje më të lira dhe më të ndershme, diçka që votuesi shqiptar mund të ketë besim. Pra, të shohim ku do përfundojmë. 

Sokol Balla: Nuk ka mbaruar ende, siç thoni ju, apo jo?

Ambasadorja Kim: E saktë.

Sokol Balla: Le të flasim për diçka që më ka interesuar vërtet ndoshta që nga dhjetori 1990 kur u lind Partia Demokratike. Dhe faktikisht, marrëdhëniet me SHBA u rivendosën pak muaj më vonë. Ironikisht, unë them gjithmonë që kur vjen puna tek marrëdhëniet midis SHBA dhe Partisë Demokratike, SHBA ka humbur gjurmët e pacientit zero, po të përdorim gjuhën e Covid-19. Nuk e di pse, por gjithmonë e kam menduar PD-në një investim politik të ri të SHBA në këtë vend, mirëpo pastaj gjithmonë keni probleme me të. Jo me partinë, por me udhëheqjen. A ka shkuar diçka keq?

Ambasadorja Kim: Mendoj që marrëdhëniet janë komplekse. Ndryshojnë me kalimin e kohës. Por mendoj që marrëdhënia midis Shteteve të Bashkuara si vend dhe Shqipërisë si vend, amerikanëve si popull dhe shqiptarëve si popull, mbetet jashtëzakonisht e fortë dhe unë e shoh vetëm të forcohet edhe më tej. 

Sokol Balla: Gjëja tjetër për të cilën doja t’ju pyesja është pse vazhdoni i falni disa njerëz që bëjnë gabime, dhe pastaj prapë janë Luli Basha, Luli Basha, Luli Basha për ju?   

Ambasadorja Kim: Nuk jam e sigurt nëse e kuptoj ç’doni të thoni. 

Sokol Balla: Nuk e di, duket sikur që nga 2019 me krizën politike, Z. Basha ka bërë le të themi disa gabime, që janë konsideruar gabime nga SHBA, por ju prapë e falni. 

Ambasadorja Kim: Nuk jam e sigurt çfarë nënkuptoni me këtë, por detyra ime nuk është të vendos kush është drejtuesi i secilës parti. Këtë e vendosin partitë. Detyra ime nuk është të vendos kush e udhëheq vendin. Këtë e vendos populli shqiptar. Dhe, si diplomate, unë angazhohem me këdo që është në pushtet, në mënyrë legjitime, dhe angazhohem me këdo është në gjendje të ndikojoë ngjarjet në mënyrën e duhur. 

Sokol Balla: Thoni se nuk është detyra juaj se kush e udhëheq vendin. Pastaj, pse ishte ai reagimi i fortë më 2 mars? Ishte vetëm për të mbrojtur flamurin amerikan?

Ambasadorja Kim: Mendoj se është shumë e rëndësishme që njerëzit të jenë të qartë se cili është pozicioni i SHBA. Nuk përfaqësoj askënd tjetër përveç Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Nuk flas në emër të askujt tjetër përveç Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Dhe kur mendoj se mund të ketë ndonjë keqkuptim se ku qëndrojnë Shtetet e Bashkuara ose ku qëndron Presidenti, atëherë është detyra ime të sigurohem që shprehet perceptimi korrekt. 

Sokol Balla: Ndoshta për herë të parë në shumë vite, ndoshta nga 2016 kur u miratua reforma në drejtësi në parlament dhe sot, për herë të parë shohim një lloj armiqësie ndaj, nuk po them kundër, Shteteve të Bashkuara. Ju e dini shumë më mirë se unë që ne jemi një vend shumë pro-amerikan. Shumë prej nesh mendojnë dhe besojnë se duhet të jemi shteti i 51-të i SHBA. Pse mendoni se është kjo lloj armiqësie? A mendoni se është për shkak të influencave të tjera apo për shkak të asaj që SHBA po bën kur vjen fjala tek reforma në drejtësi në këtë vend.?

Ambasadorja Kim: Mendoj se nëse lexon Strategjinë e Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, aty flitet për konkurencën e fuqive të mëdha, rilindjen e konkurencës midis fuqive të mëdha. Dhe mendoj se e shihni pjesë të kësaj të luhet në Shqipëri dhe në pjesën tjetër të Ballkanit Perëndimor, dhe pjesën tjetër të Evropës dhe pjesën tjetër të botës.  A ka disa që do të donin t’i shfrytëzonin këto çështje? Sigurisht. Por kur dal në rrugë dhe kur flas me qytetarët shqiptarë, të gjithë tërësisht nuk shprehin asgjë tjetër veç miqësisë ndaj Shteteve të Bashkuara dhe shpresoj ta dinë që kjo ndjenjë është e ndërsjellë dhe e shoh si detyrën time numër një që të sigurohem që ajo miqësi, ajo aleancë, qëndron sa më e fortë që të jetë e mundur. 

Sokol Balla: Epo, faleminderit shumë për ditën që kaluam sot. E shijova shumë dhe shijova mundësinë për t’ju njohur më mirë dhe shpresoj që shqiptarët do t’ju njohin më mirë dhe t’ju shohin për atë që jeni – një amerikane e vërtetë. 

Ambasadorja Kim: Ju faleminderit shumë. 

Sokol Balla: Faleminderit që ishit me mua sot. 

Ambasadorja Kim: Kënaqësi. 

Sokol Balla: Kjo ishte një ditë e përmbledhur shkurt, në pak minuta, për shikuesit e mi në program, e ambasadores së re të Shteteve të Bashkuara. Siç do ta thoja sërish në anglisht, Yuri Kim as you’ve never seen her before. Yuri Kim siç nuk e keni parë ndonjëherë tjetër, së paku, deri tani. Real Story kthehet sërish të hënën në ora 21:00. Deri atëhere, nga unë Sokol Balla, natën e mirë. 




Skip to toolbar