Zgjedhjet, regjistrohen 16 subjekte politike dhe një kandidat i pavarur

Më të fundit


Sot është afati i fundit për regjistrimin e partive për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Ndërkohë që mbledhja ka nisur në orën 12:00, KQZ ka pranuar deri tani kërkesat e disa partive.

Gazetari Ergys Gjençaj raportoi për “BalkanWeb” se KQZ ka vendosur regjistrimim e 16 subjekteve politike dhe 1 kandidati të pavarur në zgjedhjet e 25 prillit.


Partitë që janë regjistruar deri tani janë LSI, PS, PD, PBDNJ, PR dhe PSD, të cilat janë regjistruar zyrtarisht nga KQZ.

​Rendi i ditës:
1. “Për shqyrtimin e kërkesës së Partisë Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptar për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021”.
2. “Për shqyrtimin e kërkesës së Partisë Aleanca për Barazi dhe Drejtësi Europiane për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021”.
3. “Për shqyrtimin e kërkesës së Partisë Kombëtare Konservatore Albania për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021”.
4. “Për shqyrtimin e kërkesës së Partisë Lëvizja Punëtore Shqiptare për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021”.
5. “Për shqyrtimin e kërkesës së Partisë Bashkimi Liberal Demokrat për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021”.
6. “Për shqyrtimin e kërkesës së Partisë Socialiste e Shqipërisë për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021”.
7. “Për shqyrtimin e kërkesës së Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021”.
8. “Për shqyrtimin e kërkesës së Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021”.
9. “Për shqyrtimin e kërkesës së Partisë Demokratike për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021”.
10. “Për shqyrtimin e kërkesës së Partisë Republikane Shqiptare për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021”.
11. “Për shqyrtimin e kërkesës së Partisë Aleanca Demokristiane e Shqipërisë për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021”.
12.“Për shqyrtimin e kërkesës së Partisë Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021”.
13.“Për shqyrtimin e kërkesës së Partisë Nisma Thurje për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021”.
14. “Për shqyrtimin e kërkesës së Partisë Social Demokrate për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021”.
15. “Për shqyrtimin e kërkesës së Partisë Aleanca Kombëtare për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021”.
16. “Për shqyrtimin e kërkesës së Partisë Demokracia Sociale për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021”.
17. “Për shqyrtimin e kërkesës për regjistrimin e komitetit nismëtar që do të organizojë punën për paraqitjen e z. Iljaz Shehu si kandidat i propozuar nga zgjedhësit në zonën zgjedhore qarku Lezhë, në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021”.




Skip to toolbar