Zjarret në Evia të Greqisë, momentet e evakuimit të banorëve

AKTUALITET


Zjarret në Greqi janë kthyer në një makth të vërtetë. Thuajse gjysma e vendit po lufton për shuarjen e tyre dhe mijëra banorë e turistë janë evakuuar nga zonat më të rrezikuara.

Në mediat greke së fundmi janë publikuar pamje si nëpër filma, nga momenti i largimit të më shumë se 1 130 personave nga Liqeni i Evias dhe plazhi Kochili.


Nga videot e ngarkuara në rrjetet sociale tregohet madhësia e katastrofës së krijuar nga zjarri para syve të njerëzve të cilët po largoheshin nga porti i Limni me traget për t’u transportuar në mënyrë të sigurt në portin e Edipsos.

Zjarri në Evia mbetet një ndër vatrat më aktive që ka djegur mijëra hektarë pyje dhe disa shtëpi, duke detyruar shumë banorë, si dhe pushues, të largohen nga vendi për t’i shpëtuar tërbimit të tij.




Skip to toolbar